Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Ekonomi...

, 23.05.2012




Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë,Tregti dhe Industri i Kuvendit të Kosovës, kryesuar nga Zenun Pajaziti, kryetar i Komisionit, në mbledhjen e sotme shqyrtoi Raportin vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) për vitin 2011.

Në takim ishte i pranishëm edhe drejtori i AKP-së, Dino Asanaj, i cili njoftoi për punën e deritashme të këtij Agjencioni.

Ndonëse Raporti i punës Komisionit i ishte ofruar në formë të shkruar, Asanaj, para anëtarëve të Komisionit shpalosi objektivat dhe sfidat e AKP-së. Ai fillimisht falënderoi anëtarët e Komisionit dhe Kuvendin e Kosovës, për miratimin e një pako ligjesh që kanë ndikim të drejtëpërdrejë në punën e AKP-së. Në vijim, drejtori i AKP-së foli për pasqyrat financiare të llogarive të Agjencisë, listën e ndërmarrjeve që janë vënë nën administrim të drejtëpërdrejët të AKP-së, listën e transaksioneve, listën e ndërmarrjeve të likuiduar dhe për ndërmarrjet për të cilat ka filluar procedura e riorganizimit. Ai, po ashtu njoftoi edhe për shpërndarjen e 20 %-it për punëtorët e ndërmarrjeve të privatizuara dhe çështje të tjera për të cilat anëtaërt e Komisionit shprehën interesim.

Komisioni, ndërkaq, në mungesë të kuorumit gjatë fazës së deklarimit lidhur me këtë Raport, ndërpreu punën. Për të njëjtën arsye, Komisioni për mbledhjen e radhës shtyu edhe shqyrtimin e Projektligjit për komunikimet elektronike.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Ekonomi...