Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media

, 25.05.2012





Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Idriz Vehapi, kryetar i Komisionit, shqyrtoi shkresën e KPM -ës lidhur me nominimet për anëtarë të Këshillit të Komisionit të Pavarur për Media. Në mbështetje të kompetencave të veta, Komisioni e procedoi këtë kërkesë në Kryesinë e Kuvendit, në mënyrë që Kuvendi pastaj të formojë Komisioni Ad-hoc për zgjedhjen e anëtarëve të KPM-së. Në vijim të kësaj mbledhjeje, Komisioni i rekomandoi Kryesisë që të bëjë shpalljen publike për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Ankesave të KPM-ës.

Mbledhja e Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media