Lajmet e fundit
Kryekuvendari Krasniqi priti një delegacion të Pensionistëve të Kosovës
, 25.05.2012
Kryetari i Kuvendit të Kosovës,dr. Jakup Krasniqi, priti sot një delegacion të Pensionistëve të Kosovës, të kryesuar nga Sahit Dragaj, kryetar i Partisë së Pensionistëve të Kosovës dhe Fahri Buçinca,kryetar i Sindikatës së Pensionistëve të Kosovës.
Në këtë takim u bisedua për gjendjen e rëndë të pensionistëve, grevën e sotme të pensionistëve, si dhe u diskutua për krijimin e një grupi të ekspertëve vendorë e ndërkombëtarë për të shikuar mundësinë e daljes nga situata e rëndë materiale, në të cilën gjenden pensionistët e Kosovës.
Kryeparlamentari Krasniqi u premtoi pensionistëve se do të bisedojë me kryetarin e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Kosovës, si dhe me përfaqësuesit e të gjitha grupeve parlamentare për të shikuar se çfarë mund të bëhet lidhur më këtë çështje.