Lajmet e fundit

Nga dëgjimi publik i Komisionit për zhvillim ekonomik, infrastrukturë

, 28.05.2012




Dëgjimin publik e hapi kryetari i Komisionit, Zenun Pajaziti, i cili inkurajoi pjesëmarrësit që me propozimet e tyre të kontribuojnë në hartimin e një strategjie sa më të avancuar. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, e cila ka qenë sponzorizuese e kësaj strategjie, në këtë dëgjim publik, përfaqësohej nga zv.Ministri Gani Koci me bashkëpunëtorë. Koci sqaroi se në këtë Strategji janë përfshirë të gjitha çështjet të cilat ishin ngritur nga deputetët gjatë shqyrtimit të Strategjisë vitin e kaluar. Në vazhdim ai para të pranishmëve prezantoi në pika të shkurta strategjinë në fjalë. Më pas lidhur me strategjinë dhe përmbajtjen e saj foli edhe kryetari i Bordit të KPMM-së Ahmet Tmava, i cili i dha përkrahje strategjisë minerare. Në diskutim u përfshinë ekspertë, përfaqësues të institucioneve, të ndërmarrjeve publike, shoqërisë civile, shoqatave, si prof.Shyqri Kelmendi UP; Shoqata "Zhavori"; KEK; Instituti INKOS; Instituti INDEP; të cilët dhanë propozimet dhe komentet e tyre lidhur me strategjinë.


Ne fund kryetari i Komisioni z.Pajaziti i garantoi pjesmarrsit ne dëgjim se do te trajtohen te gjitha propozimet dhe po ashtu do te ftohet ne raportim edhe ministri i ministrisë përkatëse.


Po sot Komisioni parlamentar për zhvillim ekonomik, infrastrukturë, tregti dhe industria mbajtur një mbledhje të radhës në të cilën është miratuar Raporti vjetor i Agjencisë Kosovare të privatizimit për vitin 2011. Komisioni ka miratuar në parim Projektligjin nr.04/L-121 për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Ndërkaq, pikën e rendit të ditës lidhur me shqyrtimin e raportit me rekomandime të Projektligjit Nr.04/L-09 për komunikimet elektronike, pas konsultimeve, Komisioni e shtyu për mbledhjen e radhës.

 

Nga dëgjimi publik  i Komisionit për zhvillim ekonomik, infrastrukturë