Lajmet e fundit
Kryeparlammentari Krasniqi priti presidentin shqiptar, Bamir Topi
, 29.06.2012
Para se të fillonte seanca solemne e Kuvendit të Kosovës, për nder të presidentin të Shqipërisë, Bamir Topi, kryetari i Kuvendit, dr. Jakup Krasniqi, ka pritur sot kreun e shteti shqiptar.
Kryeparlamentari Krasniqi, duke i uruar mirëseardhje presidenti Topi, ka vlerësuar ndihmën e pakursyer të Shqipërisë për Kosovën gjatë gjithë fazave të procesit të pavarësisë së Kosovës. Ai i ka vlerësuar marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy vendeve, të cilat i cilësuar se janë me interes të ndërsjellë. Krasniqi, ndërkaq, është shprehur i bindur se ka mundësi për thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat e jetës, duke i dhënë rëndësi sidomos bashkëpunimit ekonomik dhe krijimit të një tregu të përbashkët. "Nëse BE-ja ka bërë aq shumë për krijimin e tregut të përbashkët të saj, atëherë pse mos ta bëjmë këtë edhe ne , kur të dy vendet synojmë integrimin në këtë bashkës", ka theksuar Krasniqi.
Kreu i Kuvendit ka folur edhe për sfidat kryesore të Kosovës dhe për angazhimet e Kuvendit në planin e miratimit të legjislacionit, për reformën kushtetuese dhe zgjedhure, që si dhe për punën që bëhet për sundimin e rendit dhe të ligjit.
Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, duke folur për mikpritjen e ngrohtë, që i është rezervuar, është shprehur se sa herë vjen në Kosovë përjeton emocione të forta për bashkëvëllezërit këtej kufirit. Ai ka vlerësuar lart të arriturat e shtetit të ri të Kosovës, si dhe punën e legjislativit të vendit. " Angazhimet e përditshme në punë dhe shtetndërtim, bëjnë që mos duket qartë madhështia e veprës kolosale të lirisë së Kosovës, por përditë e më tepër do të bëhet e dukshme kjo vepër për të cilin janë sakrifikuar sa e sa gjenerata atdhetarësh", ka thënë Topi. Ai ka theksuar mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë për Kosovën, pavarësisht nomenklaturave politike që vijnë në pushtet. Ndërkaq, ka vlerësuar se ka mundësi të bashkëpunimit edhe më gjithëpërfshirës, duke u angazhuar që të zhvillohet biznes i natyrshëm ndërmjet dy vendeve.
Duke e falënderuar për angazhimin e tij të përhershëm për Kosovën, si dhe lobimin e pakursyer për më shumë njohje për shtetin e pavarur të Kosovës, kryeparlamentari Krasniqi i ka uruar presidentit Topi karrierë të suksesshme politike pas përfundimit të mandatit të kreut të vendit.
Në këtë takim nga ana e Kuvendit kanë marrë pjesë dhe nënkryetarët: Xhavit Haliti, Sabri Hamiti dhe Glauk Konjufca, kurse presidentin Topi e shoqëronin: Arben Malaj, deputet, Bujar Leskaj, kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Aleksander Biberaj, ish deputet i Tropojës, Salvador Kacaj, kryetar komune i Shëngjinit, si dhe këshilltarë të presidentit. Ishin të pranishëm edhe ambasadorët respektiv në Tiranë dhe Prishtinë, Islam Lauka dhe Sylejman Selimi.