Lajmet e fundit
2009
- , 29.05.2009
Kryeparlamentari, dr. Jakup Krasniqi, priti drejtorin ekzekutiv të FMN-së, Age Baker
Mirënjohje për mbështetjen e madhe që iu dha Kosovës për anëtarësim në FMN
- , 29.05.2009
Seanca e Kuvendit të Kosovës
U aprovua Projektligji për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtare dhe në Organizatat e Grupit të Bankës Botërore
- , 29.05.2009
Nga konferenca për shtyp e anëtarit të Kryesisë, Xhavit Haliti
Gjatë seancës së djeshme e kam respektuar në mënyrë strikte Rregulloren e Punë së Kuvendit, u ka deklaruar Haliti gazetarëve, duke iu përgjigjur akuzave të disa deputetëve të publikuara në disa medie
- , 28.05.2009
Nga punimet e seancës plenare
U miratua Raporti i Rregullatorit për Ujëra e Mbeturina. U zhvillua debat parlamentar lidhur me procesin e privatizimit. U shty për seancën e ardhshme shqyrtimi i tri projektligjeve dhe zgjedhja e Avokatit të Popullit
- , 27.05.2009
Nga punimet e seancës plenare
Deputetët shqyrtuan tri raporte të mekanizmave që i përgjigjen Kuvendit U shqyrtuan dy projektligje. Kuvendi nuk arriti të krijojë Komisionin Ad Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës
- , 27.05.2009
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Xhavit Haliti, mori pjesë në punimet e sesionit pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-s
Delegacioni Kuvendit të Republikës së Kosovës është takuar edhe me delegacionin nikoqir të Stortingut (Parlamentit Norvegjez)
- , 26.05.2009
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës
Shqyrtohet kërkesa e Qeverisë për procedim sa më të shpejtë të Projektligjit për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në FMN-në dhe BB-në. Në seancën e radhës do të vihet rekomandimi i dy komisioneve për kthimin në ripunim të Raportit financiar të RTK-së, për vitin 2008. Kuvendi i Kosovës do të jetë patron i manifestimeve përkujtimore...
- , 26.05.2009
Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri
Nxirren rekomandime lidhur me rastin në Policinë e Kosovës të datës 25.4.2009. Kërkohet që për Raportin e Komisionit dhe rekomandimet të zhvillohet debat në një seancë të Kuvendit
- , 25.05.2009
Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
U përkrah procedimi i mëtejmë i dy projektligjeve, si dhe propozimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me kornizën afatmesme të shpenzimeve për vitet 2010 – 2012
- , 25.05.2009
Nga tryeza e rrumbullakët e grave deputete për Ligjin për zgjedhjet
Gratë deputete kërkojnë amendamentimin e Ligjit për zgjedhjet në funksion të fuqizimit të gruas në politikë. Të sigurohet kuota, por edhe cilësia e përfaqësimit
- , 22.05.2009
Kuvendi i Kosovës merr pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s
Kuvendarët e Kosovës do të marrin pjesë në punimet e Komisionit për Dimensionin Civil të Sigurisë. Pritet se udhëheqësi i delegacionit, Xhavit Haliti, ta marrë fjalën në këtë asamble
- , 22.05.2009
Gratë deputete organizojnë tryezë të rrumbullakët për Ligjin për zgjedhjet
- , 22.05.2009
Shtyhet për të mërkurën seanca plenare e Kuvendit
Seanca shtyhet në shenjë nderimi viktimave të Masakrës së Dubravës
- , 21.05.2009
Kuvendi i Kosovës mbajti seancë solemne për nder të zëvendëspresidentit të SHBA-ve, Biden
Zëvendëspresidenti amerikan u është drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës me një fjalë rasti
- , 20.05.2009
Nga mbledhja e Komisionit për të drejtat e njeriut, barazi gjinore, persona të zhdukur dhe peticione
Pas diskutimit të gjerë të anëtarëve të komisionit u arrit përfundimi, që për mbledhjen e ardhshme të hartohen rekomandimet e këtij Komisioni lidhur me të dy rastet
- , 20.05.2009
Takim i Komisionit për Buxhet dhe Financa me nën-Komitetin për Administratë dhe Siguri të Parlamenti të Finlandës
Në Kosovë vërehen zhvillime të rëndësishme. Kriza globale pati efekte negative në Fondin e Pensioneve
- , 19.05.2009
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Pikat e mbetura nga seanca javës së shkuar shqyrtohen të premten, më 22 maj. Seanca e radhës mbahet më 28 maj Do të votohet për Avokatin e Popullit
- , 19.05.2009
Nga mbledhja e Komisionit të Bujqësisë, Pylltarisë, Zhvillimit Rural, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor
Anëtarët e Komisionit në fillim të muajit Qershor do të vizitojnë komunën e Prishtinës,Gjilanit, Shtimes dhe të Drenasit
- , 19.05.2009
U konstituua Kuvendi i të Rinjve të Kosovës
Kryetar i Kuvendit të të Rinjve u zgjodh Avdullah Hasani. Në emër të Kuvendit të Kosovës dhe të Qeverisë së Kosovës këtë forum të të rinjve i përshëndetën Ibrahim Gashi dhe Valton Beqiri
- , 19.05.2009
Nga mbledhja e Komisionit të Ekonomisë, Tregtisë, Industrisë, Energjetikës, Transportit dhe të Telekomunikacionit
Për shkak të mospjesëmarrjes në mbledhje të Komisionit, të ministres së Energjetikës dhe të Minierave,z.Justina Pula-Shiroka, pika e rendit të ditës për Raportin e Ministrisë për Energjetikë dhe Miniera, përkitazi me Projektin, “Kosova e Re”, është shtyrë për ndonjë mbledhje të ardhshme të Komisionit
- , 18.05.2009
Kryeparlamentari, dr. Jakup Krasniqi, priti ambasadorin turk Unler
Mirënjohje për kontributin që po jep Turqia në thellimin e marrëdhënieve të dyanshme, të cilat po shtrihen edhe në lëmenjtë ekonomikë,arsimorë e shëndetësorë. Turqia dhe Kosova kanë synime të përbashkëta integruese në Bashkimin Evropian
- , 18.05.2009
Edita Tahiri mori pjesë në Forumin Evropian Wachau
Integrimi sa më i shpejtë i Kosovës dhe i gjithë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian i jep mundësi zgjidhjes së çështjeve të mbetura, si dhe është një kontribut esencial për një paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në këtë pjesë të Evropës
- , 18.05.2009
Nga mbledhje e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi
Komisioni shqyrtoi raportin e punës së Institutit Gjyqësor të Kosovës për vitin 2008. Paneli rekrutues propozon tre emra për pozitën e Avokatit të Popullit
- , 18.05.2009
Të martën konstituohet Kuvendi i të Rinjve të Kosovës
Do të zgjidhen kryetari dhe dy nënkryetarë të Kuvendit të të Rinjve. Në këtë seancë themeluese marrin pjesë kryeparlamentari Krasniqi, deputetë të Kuvendit të Kosovës, si dhe përfaqësues të Qeverisë së Kosovës
- , 15.05.2009
Kryeparlamentari Krasniqi priti një delegacion të Komisionit për Mbrojtje të Senatit të Italisë
Vlerësohet lart kontributi i Italisë në mbarë proceset gjatë gjithë këtyre viteve,duke përfshirë edhe njohjen e Pavarësisë së Kosovës. Anketat që bëhen me qytetarë vazhdimisht tregojnë se KFOR-i gëzon autoritetin më të lartë në Kosovë, në kuadër të institucioneve ndërkombëtare. Shpallja e Pavarësisë së Kosovës ka prodhuar...
- , 15.05.2009
Nga punimet e seancës plenare
Kuvendi zgjodhi gjashtë gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës
- , 14.05.2009
Nga punimet e seancës plenare
Guvernatori i BQK-së i njofton deputetët lidhur me gjendjen në Trustin e Kursimeve Pensionale të Kosovës U shqyrtuan dy projektligje Kabineti qeveritar iu përgjigj pyetjeve të deputetëve për punën e Qeverisë së Kosovës
- , 13.05.2009
Të premten votohet për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese
Nga 21 kandidatët e rekomanduar nga Komisioni Përzgjedhës për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese, do të zgjedhën katër gjyqtarë shqiptarë dhe dy të tjerë nga radhët e minoriteteve
- , 13.05.2009
Kryeparlamentari, dr. Jakup Krasniqi, u takua me ipeshkvin e Kishës Katolike të Kosovës, imzot Dodë Gjergji
Kryeparlamentari, dr. Jakup Krasniqi, u takua me ipeshkvin e Kishës Katolike të Kosovës, imzot Dodë Gjergji Kisha Katolike në ditët më të vështira qëndroi afër qytetarëve për t’ i ndihmuar, Bashkëpunimi me Kishën Katolike do të zhvillohet në kontinuitet në të gjitha etapat e zhvillimit
- , 13.05.2009
Kryeparlamentari Krasniqi pret në takim lamtumirës përfaqësuesin e UNDP-së, Mauring
Të arriturat e mëdha të Kosovës janë të arritura të përbashkëta tonat dhe të miqve tanë ndërkombëtarë, prandaj edhe të UNDP-së Vlerësohen veprimet e Kuvendit për miratimin e Deklaratës së Mijëvjeçarit dhe përmbushjen e Objektivave Zhvillimore
- , 13.05.2009
Kryeparlamentari, dr. Jakup Krasniqi, priti ambasadorin jorezident të Kanadasë në Kosovë, z. Tom Marr
Shprehet mirënjohje për kontributin e Kanadasë për njohjen e pavarësisë së Kosovës, si dhe pranimin e vendit tonë në FMN
- , 09.05.2009
Kryeparlamentari Krasniqi u kthye nga vizita në Suedi
Takime të frytshme me homologun suedez, Westerberg, me ministrin e Mbrojtjes, Tolgfors dhe me përfaqësuesin e Suedisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Lindblad
- , 09.05.2009
U lexua draft Rezoluta për të rinjtë, e cila do t’ i dorëzohet Kuvendit të Kosovës dhe Parlamentit Evropian
Kosova do të përmbushë obligimet drejt anëtarësimit evropian. Duke investuar për edukimin dhe shkollimin e të rinjve investohet për të ardhmen e Kosovës , për sigurinë që duhet ta ketë Kosova për të ecur në këmbë të veta, theksoi anëtari i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës Xhavit Haliti
- , 08.05.2009
Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
Raporti i RTK-së për vitin 2008 nuk plotëson kriteret e raportimit sipas dispozitave ligjore, ndaj është i papranueshëm. Mungesa e përfaqësuesve të RTK-së nga komisioni vlerësohej si papërgjegjësi dhe ikje nga llogaridhënia
- , 08.05.2009
Nga mbledhja e Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Medie
U nxor përfundim sipas të cilit me shkrim të njoftohet Kryesia e Republikës së Kosovës që, anëtarët e Komisionit të kërkojnë harmonizimin e Raportit vjetor të RTK-së me Ligjin për RTK-në, dhe si i tillë të dërgohet sërish për rishqyrtim në këtë Komision
- , 08.05.2009
Nga takimet e delegacionit parlamentar të Kosovës në Suedi
Takime të frytshme me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Suedisë dhe me kryesuesin e Delegacionit të Suedisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. U krijua Shoqata e miqësisë Suedi-Kosovë
- , 08.05.2009
Deputeti Beqiri priti kandidaten për eurodeputete nga Belgjika, znj. Kumanova-Gashi
Vlerësohet kontributi i shtetin Belg dhe komunitetin shqiptar që jeton në këtë shtet për jetësimin e shtetësisë së Kosovës
- , 08.05.2009
Nesër kryeparlamentari Krasniqi kthehet nga vizita në Suedi
- , 07.05.2009
Kryeparlamentari Krasniqi u prit nga ministri i Mbrojtjes, Tolgfors
Jemi shumë krenarë për burrat dhe gratë suedeze që shërbejnë në Kosovë. Kontingjenti ushtarak i Suedisë do të vazhdojë të shërbejë në Kosovë. Qytetarët e Kosovës kanë respekt të madh për trupat ndërkombëtare paqeruajtëse në vend. Kosova duhet të jetë përgjegjëse për krijimin e kapaciteteve të saj të sigurisë, duke bashkëpunuar me...
- , 07.05.2009
Kryeparlamentari Krasniqi u prit nga homologu i tij suedez, Westerberg
Suedia do ta mbështesë Kosovën në rrugën drejt integrimit evropian. Po mësojmë nga përvojat parlamentare dhe demokracitë e vendeve perëndimore. Institucionet e Kosovës po punojnë për ndërtimin e shoqërisë shumetnike dhe integrimin e komuniteteve pakicë. Krasniqi e fton kryeparlamerntarin suedez për vizitë në Kosovë
- , 06.05.2009
Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri
Lidhur me rastin e vjedhjes së gjërave të sekuestruara në dhomën e provave të Policisë së Kosovës, Komisionin e informoi një ekip i stafit drejtues të Policisë së Kosovës. Nga përgjegjësia nuk duhet të shpëtojë askush
- , 06.05.2009
Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
- , 05.05.2009
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Seanca e radhës e Kuvendit mbahet më 14 maj. Do të shqyrtohen katër projektligje. Do të shqyrtohen: Raporti i punës së Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Raporti i AKK-së dhe raporti i KPMM-së. Guvernatori i BQK-së do të raportojë lidhur me gjendjen në Trustin Pensional të Kosovës
- , 05.05.2009
Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor
Raporti vjetor për vitin 2008 i Zyrës së Rregullatorit për Ujëra dhe Mbeturina u miratua nga anëtarët e Komisionit, dhe si i tillë do t’i procedohet për shqyrtim Kuvendit të Republikës së Kosovës
- , 05.05.2009
Nga mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion
Për shkak të mosardhjes edhe për herë të dytë të përfaqësuesit të Bordit, z. Anton Berisha, si dhe të asnjërit prej anëtarëve të këtij Bordi, Raporti vjetor i Autoritetit Rregullator të Telekomunikacionit për vitin 2008, u shty për njërën nga mbledhjet e ardhshme të Komisionit. Në mbledhjen e Komisionit nuk u debatua as për ...
- , 05.05.2009
Kryeparlamentari , dr. Jakup Krasniqi, viziton Suedinë
- , 04.05.2009
Nga mbledhje e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi
Komisioni shqyrtoi në parim Projektligjin për menaxhimin e pasurisë së sekuestruar apo të konfiskuar. Propozohet emertimi “Projektligji për administrimin e pasurisë së sekuestruar ose të konfiskuar”. Ftohet ministrja e Drejtësisë për të dhënë sqarime rreth këtij projektligji