Lajmet e fundit
2009
- , 31.10.2009
Mbahet seancë solemne për nder të ish-presidentit Clinton
Kuvendit do t’i drejtohet me një fjalë rasti Bill Clinton. Do të flasin edhe kryeparlamentari Krasniqi, presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaçi
- , 30.10.2009
Fjala e Krasniqit në dhjetëvjetorin e BQK-ës
Sektori bankar i Kosovës, i prirë nga Banka Qendrore, përbën një shtysë të fuqishme drejt zhvillimit ekonomik të vendit dhe të mirëqenies së përgjithshme të qytetarëve
- , 29.10.2009
Nga punimet e seancës plenare të Kuvendit të Kosovës
Kuvendi shqyrtoi miratoi në parim gjashtë projektligje, si dhe Raportin vjetor të auditimit të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2008. Kabineti qeveritar u përgjigjet pyetjeve të deputetëve
- , 29.10.2009
Kryeparlamentari, dr. Jakup Krasniqi, zhvilloi një takim pune me shefin e Zyrës së KE-së në Kosovë, Renzo Daviddi, zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi dhe përfaqësues nga agjensionet e prokurimit
U diskutua rreth të gjeturave nga Raporti i Progresit i Komisionit Evropian në sistemin e prokurimit në Kosovë . Kryeparlamentari Krasniqi tha se të gjeturat janë konkrete dhe kërkoi veprime për të përmirësuar gjendjen . Kërkohet ndryshimi i legjislacionit rreth prokurimit publik
- , 28.10.2009
Nga dëgjimi publik i Komisionit për Integrime Evropiane
Deputetë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile diskutuan për Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2009 dhe rekomandojnë Kuvendin për hapat që duhet ndërmarrë drejt agjendës evropiane
- , 28.10.2009
Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport
Pas një shqyrtimi të gjithanshëm anëtarët e Komisionit vendosën që Projektligji për Mërgatën e Kosovës, të procedohet për shqyrtim në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës
- , 27.10.2009
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës
U caktua rendi i ditës për seancën e radhës së Kuvendit. Do të shqyrtohet Projektligji për borxhet publike dhe Raporti i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës, për vitin 2008. Kabineti qeveritar do t’u përgjigjet pyetjeve parlamentare. Shpeshtohen kërkesat e komisioneve dhe grupeve parlamentare për debate në seancat e Kuvendit. Kryesia e...
- , 27.10.2009
Mbledhja Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
Rekomandohet përshpejtimi procedurave për zgjedhjen e drejtorit të QKUK-së
- , 27.10.2009
U konstituua Bordi i Radio Televizionit të Kosovës
Kryetar i Bordit të RTK-së u zgjodh Rrahman Paçarrizi, ndërsa nënkryetar Aleksandër Janiqeviq. “Presim një angazhim të plotë për funksionalizimin e RTK-së,angazhim për ruajtjen e pavarësisë editoriale të transmetuesit publik, të jeni mbrojtës të interesit të qytetarëve tanë”, theksoi zëvendëskryeminstri Hajredin Kuçi
- , 26.10.2009
Kryeparlamentari Krasniqi ngushëllon për tragjedinë në lumin Tisa
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, i ka ngushëlluar sot familjet që humbën anëtarët e vet në ngjarjen tragjike në lumin Tisa.
- , 23.10.2009
Kryeparlamentari Krasniqi vizitoi Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale
Kërkohet kompletimi i Bordit të KPMM-së, sepse mosemërimi i tij po pengon marrjen e vendimeveç Është me rëndësi që tashmë Kosova është zot i pasurisë së saj
- , 22.10.2009
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Hamiti, priti ambasadorin francez në Prishtinë, Deniau
Vlerësohet puna e legjislativit të vendit. Kërkohet mbështetja e Francës për proceset integruese në BE dhe për liberalizimin e vizave. Franca e përkrah njohjen e Kosovës nga vende me të cilat ka raporte të mira. Grupi i Miqësisë Kosovë-Francë do të jetë një prej përshpejtuesve të bashkëpunimit të ndërsjellë
- , 21.10.2009
Kryeparlamentari Krasniqi priti ambasadoren e Finlandës, Tarja Laitiainen
Vlerësohet i rëndësishëm bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, kontributi i trupave finlandeze në kuadër të KFOR-it për paqen dhe sigurinë e Kosovës dhe të rajonit, si dhe mbështetja e Finlandës për ngritjen e nivelit të arsimit në Kosovë
- , 21.10.2009
Diskutim publik lidhur me Projektligjin mbi ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për duhanin nr. 02/L-36
Pjesëmarrësit në këtë diskutim publik, krahas vërejtjeve të shumta, të cilat kanë për qëllim përmirësimin e mëtejmë të tekstit final në tërësi, e kanë mbështetur këtë Projektligj Në mes tjerash, në fund të këtij debati publik, është thënë se edhe pse Kosova është ndër të parat në regjion që ka miratuar këtë Ligj, ajo, prapë...
- , 21.10.2009
Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
U përkrah kërkesa e Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për uljen e taksës administrative, si dhe u mbështet buxheti i Trustit për vitin 2010. Shqetësime rreth pagave të larta të personelit të Autoritetit të Aviacionit Civil. I kërkohet MEF-it rishqyrtimi i vendimit. Të hartohet ligji për harmonizimin e pagave për rregullatorët dhe...
- , 20.10.2009
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës
Seanca e Kuvendit mbahet më 29 tetor. Do të shqyrtohen gjashtë projektligje, si dhe Raporti për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit penal për të mitur. Do të korrigjohen referencat në Ligjin për gazin natyror. Është tumirë kërkesa për formimin e Komisionit hetimor për gjendjen në RTK. Kabineti qeveritar do t’u përgjigjet pyetjeve...
- , 20.10.2009
Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mbrojtje të Ambientit dhe Planifikim Hapësinor
Lokacioni për ndërtimin e termocentralit të ri “Kosova e Re”, ende nuk është përcaktuar përfundimisht. Ministria është e mendimit se ndërtimi i një termocentrali me forcë mbi 500 megavatë në mënyrë drastike do ta ndote mjedisin jetësor, si në afërsi të termocentralit të ardhshëm, ashtu edhe në hapësirën e gjerë. Anëtarët e...
- , 20.10.2009
Mbledhja e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi
U miratuan disa nga amendamentet në Projektligjin për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë. U vendos që ky ligj të emërtohet Ligji për deklarimin e pasurisë dhe dhuratave të zyrtarëve të lartë publikë. Diskutime rreth publikimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë në media apo ueb faqen e Agjencionit...
- , 19.10.2009
Filloi punimet konferenca dyditore në temën ”Përfshirja sociale...”
Konferenca: “Përfshirja sociale, rrugë drejt arritjes së Objektivave Zhvillimore të Mijëvjeçarit” është organizuar nga Kuvendi i Kosovës me përkrahje të UNDP-së dhe agjencive të tjera të Kombeve të Bashkuara dhe ka për qëllim të nxisë shkëmbim të përvojave të shteteve anëtarë dhe kandidate të Bashkimit Evropian
- , 17.10.2009
Mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës
U ratifikua Marrëveshja për demarkacion fizik të kufirit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë
- , 16.10.2009
Mbledhja e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi
Procedohen dy projektligje për shqyrtim të mëtejmë në Kuvend
- , 16.10.2009
Mbahet konferenca dyditore lidhur me temën ”Përfshirja sociale...”
- , 16.10.2009
Përkeqësimi i motit shtyn takimin e kryekuvendarëve Krasniqi-Neugebauer
- , 15.10.2009
Kryeparlamentari Krasniqi priti ambasadorin e ri francez në Prishtinë, z. François-Xavier Deniau
Të gjitha të arriturat në Kosovë janë fryt edhe i mbështetjes së vazhdueshme të Francës
- , 15.10.2009
Kryekuvendari Krasniqi u takua me ambasadorin e Shqipërisë në Prishtinë, Islam Lauka
Thellohet bashkëpunimi ndërparlamentar ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. Në një të ardhme të afërt pritet që kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë , znj.Jozefina Topalli, të vizitojë Kuvendin e Kosovës
- , 15.10.2009
Kryeparlamentari Krasniqi priti anëtarët e Bordit të KEK-ut
Bordi i KEK-ut - kundër vazhdimit të kontratës me RTK-në. KEK-u humb përafërsisht 2.5 milionë euro në vit nga tarifa e RTK-së. Kryeparlamentari Krasniqi kërkoi që të gjenden alternativa për financimin e RTK-së
- , 15.10.2009
Mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
Pas një shqyrtimi të gjithanshëm anëtarët e Komisionit mbështetën procesuimin e mëtejmë të dy Projekligjeve (për aprovim) në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Dy Projktligje nuk gjetën mbështetje dhe u vendos që të shqyrtohen në mbledhjen e ardhshme të Komisionit
- , 15.10.2009
Një grup nxënësish gjermanë vizituan Kuvendin e Kosovës
- , 14.10.2009
Kryeparlamentari Krasniqi priti delegacionin parlamentar të Mbretërisë së Bashkuar
Shprehet gatishmëri e lartë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërparlamentar. U diskutua edhe mundësia e anëtarësimit të Kuvendi të Kosovës në Unionin Parlamentar Ndërkombëtar
- , 14.10.2009
Kryeparlamentari Krasniqi ka pritur ekipin vlerësues për procesin parazgjedhor në Kosovë
Kosova tashmë ka krijuar një traditë demokratike të zgjedhjeve. Partitë politike dhe qytetarët e Kosovës të zhvillojnë një fushatë të qetë zgjedhore. Qytetarët duhet ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të dalë në zgjedhje
- , 14.10.2009
Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i dorëzohet Raporti i Progresit nga KE
- , 14.10.2009
Debati publik lidhur me Projektligjin për miniera dhe minerale
Republikës së Kosovës i nevojitet një ligj i tillë, që do t’i rregullojë marrëdhëniet ligjore dhe funksionale në këtë fushë Qeveria e Republikës së Kosovës duhet ta ketë një strategji të qartë për pasurinë natyrore në Kosovë dhe në këtë drejtim të ketë edhe vizion të qartë lidhur me strategjinë për minerale që ka Kosova.
- , 13.10.2009
Nga punimet e seancës plenare të Kuvendit të Kosovës
Kuvendi ka mbështetur raportin gjashtëmujor të buxhetit të Republikës së Kosovës dhe Rekomandimin e Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me Raportin e shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për gjashtëmujorin e parë të vitit 2009
- , 13.10.2009
Nga vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Kosovës
Kuvendi zgjodhi Bordin e Radio Televizionit të Kosovës. U miratua Raporti për monitorimin e Ligjit për mbeturinat
- , 13.10.2009
Kryeparlamentari Krasniqi priti një delegacion të Bundestagut Gjerman, i kryesuar nga z. Helmut Lamp
Gjermania me vëmendje ndjek zhvillimet në Kosovë. Gatishmëri e lartë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit. Në kuadër të një praktike që do të organizohet në Bundestagun Gjerman pritet të marrin pjesë edhe dy parlamentarë të rinj nga Kosova
- , 13.10.2009
Deputetë nga Grupi i Miqësisë Kosovë-Gjermani takuan një delegacion të Bundestagut Gjerman
Njoftim me përzgjedhjen e dy deputetëve të rinj që do të marrin pjesë në një praktikë në Bundestag
- , 12.10.2009
Nga punimet e seancës plenare të Kuvendit të Kosovës
Kuvendi shqyrtoi një projektligj, miratoi Raportit vjetor i Bankës Qendrore të Kosovës, Projektstrategjinë kundër korrupsionit, si dhe debatoi për gjendjen tregtare ne vend dhe raportet tregtaret Kosovës me shtetet tjera. Kabineti qeveritar u përgjigjet pyetjeve të deputetëve
- , 12.10.2009
Kryeparlamentari Krasniqi priti kryetarin e Partisë së Bashkimit të Madh të Turqisë, Yalçın Topçu
Thellim i bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Turqisë. Ankaraja është e përkushtuar për ta ndihmuar Kosovën në procesin e njohjeve
- , 12.10.2009
Përfaqësues të Kuvendit të Kosovës marrin pjesë në punimet e sesionit pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-s
Delegacioni nga Kosova merr pjesë në punimet Komisionit për Dimensionin Civil të Sigurisë dhe në Komisionin Politik që mbahet nga 13-15 tetor 2009 në Lviv të Ukrainës
- , 09.10.2009
Komisioni ad-hoc përzgjodhi tre anëtarët e mbetur të Bordit të RTK-së
Lista prej nëntë emrash, për anëtarë të Bordit të RTK-së, do të shtrohet për miratim në seancën e 12 tetorit
- , 09.10.2009
Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri
Të merren masa ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të cilët nuk e respektojnë zinxhirin komandues të saj
- , 09.10.2009
Nga mbledhja e Komisionit për Shërbime Publike
Komisioni për Shërbime Publike... mbështet rekomandimin e Qeverisë që regjistrimi i popullsisë të bëhet në vitin 2011
- , 08.10.2009
Krasniqi fton për vizitë homologun finlandez, Niinistö
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, i ka dërguar një letër falënderimi kryetarit të Parlamentit të Republikës së Finlandës, Sauli Niinistö. Njëherësh kryeparlamentari Krasniqi e fton homologun e tij për vizitë zyrtare në Kosovë
- , 08.10.2009
Kryeparlamentari Krasniqi priti ambasadorin hungarez, Imecs
Kosova ka të ardhme në Bashkimin Evropian. Hungaria do ta mbështesë në vazhdimësi shtetin e Kosovës. Interesim i ndërmarrjeve të njohura hungareze për të investuar në ekonominë e Kosovës, si në energjetikë dhe në komplekse industriale e bujqësore. Krasniqi merr ftesën e homologut të tij hungarez për vizitë në Budapest
- , 07.10.2009
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës
- , 07.10.2009
Debat publik për identifikimin e mbetjeve mortore dhe zbardhjen e fatit të personave të pagjetur
Problem është se për identifikimin e mbetjeve mortore në Kosovë nuk ka laborator për identifikimin nëpërmjet metodës së ADN-së dhe nuk ka ekspertë të lëmit të patologjisë dhe të antropologjisë, që do të punonin në zbardhjen e këtyre rasteve në bazë të mbetjeve mortore. Qeveria e Kosovës sa më parë duhet ta hartojë projektligjin për...
- , 07.10.2009
Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
U miratua raporti i punës i AKP-së (gusht 2008-gusht 2009), Raporti financiar i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës për vitin 2008 dhe propozim-amandamentet për Projektligjit rreth Tatimit mbi Vlerën e Shtuar
- , 07.10.2009
Nga mbledhja e Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media
Vendimi për regjistrimin e popullsisë të merret në seancë plenare të Kuvendit të Kosovës
- , 06.10.2009
Seanca solemne e Kuvendit të Kosovës
Shqiptarët tashmë kanë hyrë në rrugën e ndërtimit të së ardhmes që e meritojnë. Kosova në 130 vjetet e fundit ka qenë gjithnjë djep i lëvizjeve të mëdha kombëtare emancipuese të kombit shqiptar, i Lidhjes së Prizrenit dhe kryengritjeve të mëdha që sollën Pavarësinë e Shqipërisë. Por, Kosova e lirë dhe e pavarur, është faqja më e...
- , 06.10.2009
Fjalë e kryetarit Krasniqi, në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, me rastin e vizitës së kryeministrit të Shqipërisë , Sali Berisha
- , 06.10.2009
Fjala e Kryeministrit Berisha ne Kuvendin e Kosovës
- , 06.10.2009
Kryeparlamentari Krasniqi priti kryeministrin e Shqipërisë, Berisha
Zhvillimet shumë pozitive të Kosovës në 20 muajt e parë pas pavarësisë së vendit janë arritje që qëndrojnë në themel të Kosovës, si faktor paqeje dhe stabiliteti, të njohjes ndërkombëtare dhe rolit gjithnjë e më të madh të saj në rajon, në Evropë dhe në botë. Kuvendi i Kosovës po miraton ligje dhe dokumente, të cilat qëndrojnë në bazë...
- , 06.10.2009
Mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
Sigurimi i preferuar shëndetësorë për Kosovën të sigurohet nga buxheti i vendit
- , 05.10.2009
Të martën Kuvendi mban seancë solemne
Deputetëve do t’u drejtohet kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha
- , 05.10.2009
Kryeparlamentari Krasniqi priti një delegacion nga Karaçeva e Dardanës
- , 05.10.2009
Mbledhja e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi
U diskutua rreth plotësimit të Komisionit për Provimin e Jurisprudencës dhe amandamentimin e Projektligjit kundër Korrupsionit. Nuk u arrit pajtim rreth të propozuarve për anëtarë të Komisionit për Provimin e Jurisprudencës
- , 05.10.2009
Komisioni ad-hoc përzgjodhi anëtarët e Bordit të RTK-së
Janë përzgjedhur gashtë anëtarë, të cilët i kanë fituar votat e parapara me ligj, kurse për tre anëtarët e tjerë mbetet të vendos seanca plenare e Kuvendit
- , 02.10.2009
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës i kryesuar nga kryeparlamentari Krasniqi kthehet nga vizita në Finlandë
Gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit të mëtejmë ndërmjet parlamenteve dhe institucioneve të tjera të dy vendeve. Është me interes përvoja nga shtetet evropiane në proceset drejt integrimit evropian
- , 02.10.2009
Delegacioni i Komisionit për Integrime Evropiane u kthye nga vizita në Strasburg
Anëtarët e komisionit dhanë dëshmi për sukseset e arritura të institucioneve të Kosovës në fushën e të drejtave të njeriut, decentralizimit kthimit të komuniteteve
- , 01.10.2009
Nga vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Kosovës
U miratuan tri rekomandime të Komisionit për Buxhet dhe Financa për bartje dhe lejim mjetesh financiare
- , 01.10.2009
Jakup Krasniqi takohet me Martti Ahtisaarin dhe kryetarin e Parlamentit të Finlandës, Sauli Niinisto
Kosova dhe Finlanda bashkë me miqtë e tyre strategjikë, duhet të angazhohen në mënyrë më të vendosur e të koordinuar në procesin e njohjeve të reja ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës. Ahtisaari shfaqi bindjen se pavarësinë e Kosovës do ta njohin edhe shumë shtete të tjera. Deputetët finlandez përshëndesin me duartrokitje frenetike...
- , 01.10.2009
Komisioni ad-hoc nuk arriti të përzgjedhë anëtarët e Bordit të RTK-së
Përfaqësuesit e komuniteteve të pakënaqur me numrin dhe cilësinë e të propozuarve për këtë bord. Kërkohet nga KPM-ja që konform Ligjit për RTK-në, deri të hënën, të sjellë listën me nga dy emra konkurrues për nëntë anëtarët e këtij bordi
- , 01.10.2009
Kryeparlamentari Krasniqi kthehet nga Finlanda