Lajmet e fundit
, 04.11.2009
Kryekuvendari, dr. Jakup Krasniqi priti anëtarët e Bordit të ri të RTK-së
U diskutua rreth gjetjes së alternativave të qëndrueshme për financimin e RTK-së. Kryekuvendari Krasniqi shprehu interesimin që RTK-ja të jetë televizion publik e i pavarur, dhe ta ketë të zgjidhur mënyrën e financimit. Bordi i RTK-së - pro vazhdimit të financimit përmes KEK-ut
Komisioni për Punë të Jashtme shqyrtoi Raportin e Progresit
Raporti e ka prezantuar realisht punën e Kuvendit të Kosovës në planin e miratim it të legjislacionit, por ka lënë anash përgjegjësitë e mekanizmave ndërkombëtarë në Kosovë, sidomos të EULEX-it, të cilit i është dhënë përgjegjësi për funksionimin e ligjit në Kosovë, për doganat dhe sigurinë në vend
Takim i Komisionit për Buxhet dhe Financa me përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar
Nismë për hartimin e Ligjit të ri mbi bankat në Kosovë. Projektligji të kalojë të gjitha fazat e hartimit dhe procedimit në Kuvend deri nga fundi i vitit të ardhshëm, në mënyrë që në fillim të vitit 2011, ai të fillojë të zbatohet. Ligji duhet të mbështetet në standardet më të larta ndërkombëtare, duke pasur para sysh edhe Rregullat e...
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
Anëtarët e Komisionit i kanë dhënë mbështetje procedimit të mëtejmë të njërit nga projektligjet (për miratim) në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Anëtarët e Komisionit kanë marrë vendim që Ministrisë së punëve të brendshme ti dërgohet një shkresë me të cilën kërkohet sqarim lidhur me mos implementimin e Ligjit për nënshtetësi dhe...