Lajmet e fundit
, 06.11.2009
Kryeparlamentari Krasniqi priti koordinatoren e agjencive të OKB-së për zhvillim znj. Osnat Lubrani
Është biseduar për bashkëpunimin e deritashëm të Kuvendit me organizmat e OKB-së në Kosovë. Kuvendi ka miratuar Rezolutën në mbështetje të Deklaratës së OKB-së për Objektivat Zhvillimore të Mijëvjeçarit, si dhe Letrën së Bardhë për përfshirjen sociale në Kosovë
Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri
Komisioni për Punë të Brendshme dhe Siguri do të kërkojë nga Policia e Kosovës informata shtesë rreth rastit të vjedhjes në Polici. Komisioni po ashtu u bëri thirrje pjesëtarëve të Policisë së Kosovës që mos të jenë të përfshirë në fushatën e zgjedhjeve të subjekteve politike të certifikuara