Lajmet e fundit
, 01.12.2009
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës
Më tre dhjetor vazhdon debati lidhur me Raportin e Komisionit Evropian për progresin në Kosovë, për vitin 2009. Në seancën e katër dhjetorit do të procedohet me shqyrtimin e projektligjeve
Nga mbledhja e Komisionit për Ekonomi...
Zv.drejtori i AKP-së, Shkumbin Bicaj, ka raportuar para Komisionit për punën e kësaj agjencie gjatë periudhës gusht 2008 - gusht 2009
Nga Komisioni për Bujqësi...
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ende nuk kanë qëndrim unik rreth Ligjit mbi Pyjet
Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka diskutuar Propozim Mandatin e Komisionit. Anëtarët e Komisionit kanë shprehur shqetësimin e tyre rreth kompetencave të komisionit, duke kërkuar vijë ndarëse mes Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike dhe Komisionit për Buxhet dhe Financa
Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi
Shumica e anëtarëve të Komisionit kanë shprehur mendime që publikimi i pasurisë së zyrtarëve të lartë të bëhet në faqen elektronike të Agjensionit Antikorrupsion. U konsiderua se duhet të fillojë ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për RTK-në
Një delegacion i deputeteve të Kuvendit të Kosovës viziton Turqinë
Delegacioni do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Madh të Turqisë,Mehmet Ali ªahin, si dhe me ministren për Arsim, Nimet Çubukçu