Lajmet e fundit
, 22.12.2009
Kryeparlamentari Krasniqi priti ambasadorin e Arabisë Saudite në Tiranë, Abdullah Abdulaziz Al-Abdulkarim
Thellim i bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite. Pavarësia ka sjellë paqe dhe stabilitet në Kosovë dhe rajon. Mbretëria e Arabisë Saudite vazhdon lobimin për njohje të tjera të Kosovës
Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
Përkrahen amendamentet në Projektligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2010, i cili njëherësh procedohet për shqyrtim të dytë ( miratim ) në Kuvend
Mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut....
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione ka shtruar disa rekomandime për moszbatim të vendimeve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës. Komisioni kërkoi që të gjitha të gjeturat t’i dërgohen Kryesisë së Kuvendit dhe kjo çështje të ngritet edhe në seancë plenare
Nga mbledhja e Komisionit për Ekonomi...
Në Projektligjin për Shërbimet Postare, do të punojë një grup punues, në koordinim me një përfaqësues të MTPT-së, për të rregulluar disa çështje për të cilat gjetën vërejtje anëtarë të komisionit
Nga mbledhja e Komisionit për Mandate, Imunitete dhe Rregullore të Punës së Kuvendit
Amendamentimi i Projektrregullores së Kuvendit dhe Shqyrtimi i Planit të Veprimit të Kuvendit të Kosovës për Integrim Evropian, të harmonizohen me rekomandimet që ka bërë Komisioni Evropian në Raportin e Progresit për Kuvendin e Kosovës