Të mërkurën, “Java e Kuvendit” në Podujevë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, i shoqëruar nga anëtarë të Kryesisë, sekretari i Kuvendit, si dhe deputetë nga rajoni, të mërkurën, më 24 mars, do të vizitojë Podujevën, dhe do të takohet me strukturat udhëheqëse komunale, me këshilltarët komunalë dhe me qytetarë të Podjuevës
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës
Seanca e Kuvendit të Kosovës mbahet me një prill.
Do të shqyrtohet Rekomandimi i plotësuar i KETIET-it për Propozim-Strategjinë e Energjisë për periudhën 2009 – 2018, si dhe do të ratifikiohet Marrëveshja për kredi dhe financim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Qeveritare Gjermane
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...
U diskutua rreth Peticionit të Këshillit kundër procesit gjyqësor ndaj Albin Kurtit.
U krijua grupi punues për shqyrtimin e Programit të Qeverisë së Kosovës për Barazi Gjinore
Nga mbledhja e Komisionit për Ekonomi …
U miratua raporti me Rekomandime të Projektligjit për shërbimet postare.
U shqyrtua Projektligji për Miniera dhe Minerale
Nga mbledhja e Komisionit për shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
Para disa kohësh për blerjen e vaksinave në bazë të marrëveshjes së nënshkruar midis UNICEF-it dhe Ministrisë së Shëndetësisë të Kosovës për programin e imunizimit, Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka kërkuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës gjithsej 635.756.40 € për sigurimin e vaksinave për vitin 2010 dhe kjo shumë është lejuar