Lajmet e fundit
, 13.09.2010
Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme
Komisioni shqyrtoi Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Protokollin e shtetit të Republikës së Kosovës. Kryhen konsultimet e fundit për takimin e komisioneve të jashtme të parlamenteve të Evropës Juglindore, i cili do të mbahet në Prishtinë, më 20 shtator
Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane
U përkrahën tri projektligje nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së
Mbledhja e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi
Komisioni i dakordua që të fillojë punën në amendamentimin e Projektligjit për të drejtat e ish-të burgosurve politikë dhe atij për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së, viktimave civile të luftës së UÇK-së dhe familjeve të tyre