Lajmet e fundit
, 23.03.2011
Kryekuvendari, dr. Jakup Krasniqi, priti ambasadorin e ri të Kroacisë, z. Zoran Vodopija
Kroacia mundë ti ndihmojë Kosovës në përafrimin e ligjeve me ato të BE-së
Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
U prezantuan kërkesat buxhetore nga agjensionet e pavarura. Kërkesat kishin të bënin kryesisht me shtim të numrit të të punësuarve, rritje të pagave, rritje të buxhetit për mallra dhe shërbime etj.
Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme
Sivjet ndahen më pak mjete buxhetore për Ministrinë e Jashtme dhe Shërbimin diplomatik dhe konsullor të Kosovës. I rekomandohet komisionit për Buxhet dhe financa që të mos zvogëlohet buxheti i sivjetmë për MPJ-në. Të investohet më shumë në përgatitjen e kuadrit profesional për këtë ministri dhe për funksionimin e shërbimit diplomatik
Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike
Anëtarët e komisionit përkrahën kërkesën Buxhetore të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2011
Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi
U përkrah në parim Projektligji për Buxhetin e Republikës së Kosovës, për vitin 2011
Mbledhja Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
Iu rekomandua komisionit për Buxhet dhe Financa që të shqyrtojë mundësitë për rritje të buxhetit