Lajmet e fundit
2011
- , 31.10.2011
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Në seancën e 8 nëntorit do të zhvillohet debat parlamentar për Raportin e Progresit për Kosovën Në seancën e 11nëntorit do të shqyrtohen dy projektligje si dhe disa raporte e propozime të komisioneve parlamentare dhe të agjencive të pavarura
- , 31.10.2011
Kryeparlamentari Krasniqi priti ministrin e Arsimit të Shqipërisë, Tafaj
U bisedua për bashkëpunimin në lëmin e arsimit ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës Kryetari Krasniqi përgëzoi të dy ministritë e arsimit për punën e përbashkët
- , 31.10.2011
Tryezë diskutimi lidhur me Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 2003/24 për Sport
Të krijohet bazë e mirëfilltë ligjore, e cila do të mundësonte zhvillimin e sportit, posaçërisht stimulimin e talenteve të rinj Hartimi i Projektligjit për sponzorime, parakusht tejet i rëndësishëm për zhvillimin e sportit
- , 31.10.2011
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...
Peticioni i Koalicionit ad-hok i OJQ-ve për mbrojtjen e Qendrës Historike të Prizrenit, procedohet për shqyrtim në Komisionin për Bujqësi
- , 31.10.2011
Nga e Komisionit për Bujqësi ...
Komisioni formoi grupin punues për amendamentimi e Projektligjit për shërbime këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural
- , 28.10.2011
Ulrike Lunacek u prit nga Komisioni për Integrime Evropiane
Jam e bindur se në dhjetor do të fillojë dialogu për liberalizimin e vizave, tha Ulrike Lunacek, Raportuese e Parlamentit Evropian për Kosovë
- , 28.10.2011
Nga dëgjimi publik i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së
Kemi organizuar disa vizita në MPB, kemi vizituar disa komuna, veçanërisht në ato komuna tek të cilat ka pasur çalime dhe përparësi në zbatimin e obligimeve për proceset e riintegrimit. Vizitat janë realizuar në Prizren, Mitrovicë , Klinë dhe Fushë Kosovë dhe gjatë këtyre vizitave komisioni parlamentar për siguri është ndarë i...
- , 28.10.2011
Nga takimi i Komisionit për Buxhet dhe Financa me përfaqësuesit e Bankës Gjermane për Zhvillim KfW
Projektet e KfW-së për ngrohjen dhe furnizimin me ujë në Prishtinë, do të kenë efekt të drejtpërdrejtë në përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët
- , 28.10.2011
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
Pas një shqyrtimi të gjithanshëm anëtarët e Komisionit mbështetën procedimin e mëtejmë të tri Projektligjeve (për miratim) në Kuvendin e Republikës së Kosovës
- , 27.10.2011
Nga mbledhja plenare e Kuvendit
Kryeministrini Thaçi paraqet iterpelancë lidhur me situatën politike dhe të sigurisë në pjesën veriore të Republikës së Kosovës Zhvillohet debat i nxehtë parlamentar për gjendjen në veri të vendit- lavdërohen por edhe kritikohen veprimet e ekzekutivit në atë pjesë të Kosovës Nuk kalon mocioni katërpikësh i Lëvizjes Vetëvendosje!
- , 27.10.2011
Nga vizita Komisionit për zhvillim ekonomik, infrastrukturë, tregti dhe industri në Shqipëri
- , 27.10.2011
Nga dëgjimi publik i Komisionit për Bujqësi ...
Ligji për tokën bujqësore është i mirë, por duhet krijuar mekanizma adekuat dhe ngritje potencialesh nga institucionet për implementimin e tij
- , 26.10.2011
Kryekuvendari Krasniqi u takua me kreun e AKB-së dhe me përfaqësues të bizneseve
Biznesi ka nevojë për legjislacion shumë më të favorshëm. Është e nevojshme që bizneset të identifikojnë pengesat, për të nxitur pastaj ndryshimet në ligjet përkatëse. Kosova duhet të përmirësojë imazhin e shtetit ligjor
- , 26.10.2011
Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane
- , 26.10.2011
Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
U përkrah Projektligji për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjeve të tyre
- , 26.10.2011
Grupi Parlamentar i Deputetëve të Rinj u takua me zyrtarët për rini të komunave të Kosovës
- , 25.10.2011
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Debati parlamentar për Raportin e Progresit shtyhet për datën 8 nëntor Interpelanca lidhur me situatën politike dhe të sigurisë në pjesën veriore të Kosovës do të mbahet më 27 tetor
- , 25.10.2011
Kryekuvendari Krasniqi priti një delegacion nga Rumania
Integrimi në Bashkimin Evropian - synim parësor i institucioneve dhe shoqërisë kosovare
- , 25.10.2011
Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
U përkrah Projektligji për ndihmë juridike falas, me amendamente të komisionit
- , 24.10.2011
Kryekuvendari Krasniqi ngushëllon kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Z. Cemil Çiçek
Me rastin e tërmetit të fuqishëm që goditi dje Turqinë Lindore, kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, i dërgoi një telegram ngushëllimi kryetarit të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë
- , 24.10.2011
Nga Dëgjimi publik Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike
Nuk mund të ketë qeverisje të mirë pa financa të mira publike dhe nuk mund të ketë financa të mira publike, pa transparencë, tha ministri Hamza
- , 24.10.2011
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...
Komisioni miratoi Raportin e monitorimit të Ligjit për mbrojtje nga dhuna në familje
- , 24.10.2011
Mbledhja e Komisionit për Legjislacion
- , 21.10.2011
Mbledhja e Kuvendit
U miratuan 6 projektligje Veprimet e KFOR-it dhe EULEX-it në veri të Kosovës bëhen në koordinim me institucionet e Republikës së Kosovës për vendosjen e plotë të rendit dhe ligjit, theksoi kryeministri Thaçi
- , 21.10.2011
Kryeparlamentari Krasniqi priti përfaqësuesit e gjykatave kushtetuese
Përfaqësuesit e Gjykatës Kushtetuese të: Shqipërisë, Kroacisë, Maqedonisë, Turqisë dhe Portugalisë, u njohën gjendjen në Kosovë, me punën e Kuvendit dhe me mbështetjen që i jep legjislativi i vendit integritetit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës
- , 21.10.2011
Kryeparlamentari Krasniqi priti ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Popovski
U vlerësuan lart marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë, por u shtrua nevoja e thellimit të mëtejmë të tyre Bllokimi i rrugëve nuk ndihmon në procesin e integrimeve evropiane
- , 19.10.2011
Kryekuvendari Krasniqi priti deputetin Arben Malaj dhe studiuesit Metaxa dhe A. Neathery
- , 19.10.2011
Kryeparlamentari Krasniqi ngushëllon homologun turk, Çiçek
- , 19.10.2011
Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
U përkrah propozimi i Bordit të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për uljen e Taksës Menaxhuese dhe projeksionet e buxhetit të RTK-së për periudhën tetor dhjetor 2011
- , 19.10.2011
Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme
U shqyrtuan dhe u miratuan propozim-amendamentet për Projektligjin për marrëveshjet ndërkombëtare
- , 19.10.2011
Nga mbledhja e të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
Ministri Rashiq dha sqarime në lidhje me Projektligjin për skemën pensionale të financuar nga shteti si dhe për projektligjet e tjera që janë në procedurë
- , 19.10.2011
Tryezë e Grupit të Grave Deputete mbi dhunën në familje
Dhuna ndaj gruas e trondit dhe e shkatërron trungun e familjes Neglizhencë e organeve përkatëse pas raportimit të rasteve të dhunës në familje Të punohet më shumë në aspektin rehabilitues të grave dhe fëmijëve që kanë përjetuar dhunën Në kuadër të luftimit të dhunës në familje, Qeveria e Kosovës angazhohet e kontribuon edhe në fushën...
- , 19.10.2011
Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike
- , 19.10.2011
Grupi Parlamentar i Deputetëve të Rinj u takua një delegacion të Parlamentin e Studentëve dhe me Këshillin Qendror të Veprimit Rinor
Takimet u realizuan me qëllim që Grupi Parlamentar i Deputetëve të Rinj të informohet direkt me problemet dhe sfidat e rinisë në Kosovë e veçanërisht sfidat e studentëve në universitetin publik të Prishtinës
- , 18.10.2011
U mbajt tryeza për përfshirjen sociale në Kosovë
Përfshirja sociale në Kosovë, gjendja e njerëzve më të rrezikuar, pabarazia ndërmjet grupeve të ndryshme shoqërore, të dhëna dhe analiza për çështjet e varfërisë, të zhvillimit ekonomik, arsimit etj. ishin fokus i diskutimeve pasuese në këtë tryezë Takimi u hap nga kryeparlamentari Krasniqi
- , 18.10.2011
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
U përcaktua rendi i ditës për seancën e 21 tetorit, në të cilën do të shqyrtohen gjashtë projektligje për herë të dytë, si dhe katër raporte e rekomandime të institucioneve të ndryshme Raporti i Progresit do të jetë temë debati në mbledhjen e 27 tetorit
- , 18.10.2011
Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane
Kuvendit duhet ti jepet hapësirë për ta ushtruar pushtetin e vet. Ne nuk duam që Kuvendi të jetë si një vulosës i gjërave që propozohen nga Qeveria, andaj Kuvendi duhet ta marrë këtë rol në mënyrë shumë më serioze, tha u.d. i shefit të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë , Khaldoun Sinno, gjatë takimit me...
- , 18.10.2011
Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...
Komisioni miratoi amendamentet e Projektligjit për tregti me jashtë dhe Projektligjit për Hekurudhat e Kosovës
- , 17.10.2011
Mbahet një tryezë e rrumbullakët në Kuvendin e Kosovës
- , 17.10.2011
Kryekuvendari Krasniqi priti përfaqësuesit e Koalicionit të Pensionistëve të Kosovës
U bisedua për pozitën tepër të rëndë të pensionistëve të Kosovës Të tërhiqet teksti i hartuar i Projektligjit për pensionet Të krijohet grupi i ekspertëve për ta rishikuar këtë projektligj Krasniqi u sugjeron pensionistëve që vërejtjet e tyre tia adresojnë Komisionit për punë dhe mirëqenie sociale, që të inkorporohen dhe të...
- , 17.10.2011
Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi...
U përkrahën amendamentet për Projektligjin për shitjen e banesave në të cilat ekziston e drejta banesore
- , 14.10.2011
Nga mbledhja plenare e Kuvendit
Tri projektligje, me amendamente, u miratuan nga Kuvendi i Kosovës
- , 14.10.2011
Kryekuvendarit Krasniqi i dorëzohet Raporti i Progresit
Kosovës duhet t i krijohen lehtësi në rrugën drejt integrimit evropian
- , 13.10.2011
Kryeparlamentari Krasniqi u kthye nga vizita në Hungari
Në Konferencën e Parlamenteve të Vendeve të Ballkanit Perëndimor, që u mbajt në Budapest, u bisedua për bashkëpunimin fqinjësor e rajonal, si dhe për kriteret për integrime në BE
- , 13.10.2011
Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së
U përkrah raporti përfundimtar i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për shtetësinë e Kosovës, raporti përfundimtar i Projektligjit për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, si dhe propozim-amendamentet e Projektligjit për Sistemin e Adresave
- , 13.10.2011
Mbledhja e Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media
Përkrahet procedimi i mëtejme i dy projektligjeve dhe i një Raporti
- , 12.10.2011
Kryekuvendari Krasniqi merr pjesë në Konferencën e parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, i shoqëruar nga nënkryetari i Kuvendit Xhavit Haliti, gjendet në një vizitë në Budapest, ku po merr pjesë në Konferencën Parlamenteve të Vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilën e kryeson Lazso Kover, kryetar i Kuvendit Kombëtar të Hungarisë.
- , 12.10.2011
Sabri Hamiti priti një delegacion të gjerë të përfaqësuesve të partive e të shoqërisë civile nga Egjipti
Populli i Egjiptit e njeh pavarësinë e Kosovës, por këtë duhet ta formalizojnë institucionet përkatëse shtetërore të Egjiptit, të cilat sapo kanë filluar të konstituohen
- , 12.10.2011
Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme
U shqyrtua raporti i Grupit punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosoves Komisioni u informua lidhur me vizitën në Shqipëri
- , 12.10.2011
Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike
U shqyrtua Raporti i auditimit për importim, blerje vendore dhe shkëmbime të energjisë elektrike nga KEK-u, për vitin 2010
- , 12.10.2011
Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
Grupet punuese të komisionit raportuan lidhur me ecurinë e punës për çështjet me të cilat janë të ngarkuara
- , 12.10.2011
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...
Kërkesa e këshillit organizativ lidhur me rastin Kiçina i plotëson kushtet formale-juridike për debat të mundshëm në Kuvend
- , 11.10.2011
Mbledhja e Komisionit për amendamentimin e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës
U shqyrtuan propozimet e Grupit Punues Zgjedhor lidhur me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve
- , 11.10.2011
Nga Komisioni për Zhvillim Ekonomik ...
Objektiv i MI-së është realizimi i planit të punës i përcaktuar për vitin 2011
- , 11.10.2011
Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
U përkrahën katër projektligje me amendamentet e komisioneve funksionale
- , 11.10.2011
Kryeparlamentari Krasniqi falënderon homologun kuvajtian, Al Kharafi
Njohja e Republikës së Kosovës nga Kuvajti, është dëshmi e miqësisë midis dy vendeve dhe popujve tanë, por edhe e angazhimit Tuaj personal që ajo të vinte sa më parë
- , 10.10.2011
Kryeparlamentari Krasniqi nesër udhëton në për në Hungari
Kreu i Kuvendit të Kosovës, do të marrë pjesë në Konferencën e kryetarëve të parlamenteve të shteteve të Ballkanit Perëndimor, në Budapest
- , 10.10.2011
Nga Komisioni për Bujqësi
Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor është vlerësuar pozitivisht për sa i përket legjislacionit, ndërkaq u tha se duhet bërë më shumë për implementimin e ligjeve
- , 10.10.2011
Kryeparlamentari dr. Jakup Krasniqi takoi komandantin e FSK-së
Kreu i Kuvendit vlerësoi lartë kontributin e gjeneral Selimit dhënë në zhvillimin e FSK-së
- , 10.10.2011
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
Anëtarët e Komisionit përkrahën amendamentin të cilin GP 6+ e propozoi si amendamenti 1 dhe atë në nenin 3 paragrafi 12.6
- , 10.10.2011
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Mbledhja plenare e Kuvendit mbahet më 14 tetor Do të shqyrtohen katër projektligje, si dhe Propozimvendimi i Qeverisë për emërimin e anëtarit në Bordin e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale Kryesia vendosi të krijojë grupin e miqësisë Kosovë-Itali dhe kërkoi funksionalizimin e grupeve ekzistuese të miqësisë Mbështetet nisma për...
- , 10.10.2011
Mbledhja e Komisionit për Legjislacion
- , 10.10.2011
Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane
Komisioni për Integrime Evropiane, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Lutfi Haziri, kryetar i komisionit, shqyrtoi dhe përkrahu për procedurë të mëtejmë Projektligjin për Partneritet Publiko Privat, me amendamentet e Komisionit funksional, i cili projektligj është në përputhshmëri me legjislacionin e BE-së.
- , 10.10.2011
Nga punëtoria e Komisionit për Buxhet dhe Financa
U mbajt punëtoria Mbikëqyrja parlamentare e buxhetit dhe financave publike: një program mbështetjeje për Kuvendin e Kosovës Malaj, Blaauw e Valk folën për procedurat e hartimit të buxhetit vjetor në shtetet e tyre, shqyrtimin nëpër komisionet e parlamentit dhe miratimin e tij, shpenzimin dhe hapat e tjerë përcjellës, për agjensionet e...
- , 08.10.2011
Kryekuvendari Krasniqi priti kryetarin e Asamblesë Nacionale të Kuvajtit, Al Kharafi
Në ditët e afërta do të ndodhë njohja e Kosovës , ndërsa dita e saktë i mbetet Qeverisë së Kuvajtit Pas njohjes së Kosovës do të fillojnë arritja e marrëveshjeve tregtare dhe investive Të ecet me hapa konkret në thellimin e bashkëpunimit Deputetët e të dyja parlamenteve duhet të angazhohen që të kompensojnë atë që është humbur deri në...
- , 07.10.2011
Nesër vjen për vizitë në Kosovë kryeparlamentari kuvajtian, Al Kharafi
Kryeparlamentari kuvajtian, Al Kharafi, do të pritet në takime të veçanta nga homologu i tij, z.Krasniqi dhe kryeministri Thaçi
- , 07.10.2011
Vazhdimi i mbledhjes së Kuvendit
U miratua Propozim-vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me përcaktimin e përgjegjësive dhe procedurave të zbarkimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit U miratua këto raporte: Raporti i Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Themelimin e Zyrës së Auditorit të...
- , 07.10.2011
Kryeparlamentari Krasniqi mori pjesë në Konferencën Ribashkimi i Gjermanisë
Rënia e murit të Berlinit shënoi kthesë në historinë e mbarë Evropës Pa Gjermaninë, Evropa sot do të ishte e mangët e pakompletuar dhe ndoshta jo kaq e bashkuar
- , 06.10.2011
Nga mbledhja e rregullt e Kuvendit
- , 06.10.2011
Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Republikës së Kosovës vizitoi Parlamentin Evropian
Anëtarët e komisionit u takuan me znj. Doris Pack, znj. Tanja Fajon, z. Eduard Kukan, znj. Ulrike Lunacek dhe zyrtarë të tjerë të PE-së Kosova ka të ardhme evropiane - të gjinden alternativa për ti ikur problemit të krijuar nga mosnjohja e Kosovës nga ana e pesë shteteve anëtare të BE-së
- , 06.10.2011
Takim me Grupin e Grave nga Rajoni i Gjilanit
Shqetësime lidhur me moszbatimin e Ligjit për Barazinë Gjinore Në reformën zgjedhore të përfshihet kuota gjinore legjislative konform Ligjit për Barazinë Gjinore
- , 05.10.2011
Kryekuvendari Krasniqi priti shefin e OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Werner Almhofer
Thelohet bashkëpunimi ndërmjet OSBE-së dhe Kuvendit OSBE-ja do të jetë e përkushtuar edhe në ofrimin e ndihmës në reformën zgjedhore
- , 05.10.2011
Kryekuvendari Krasniqi priti ambasadorin norvegjez, Braathu
U bisedua për bashkëpunimin e ndërsjellë dhe për zhvillimet politike në Kosovë Norvegjia e mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës
- , 04.10.2011
Kryeparlamentari Krasniqi priti një delegacion nga Bundestagu gjerman
Vizita u zhvillua në kuadër të mbështetjes gjermane për Kuvendin e Kosovës Studimet e të rinjve të Kosovës në Gjermani, përbën një ndihmë të çmuar për Kuvendin e Kosovës
- , 04.10.2011
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
U përcaktua rendi i ditës për seancën e 6 tetorit Do të shqyrtohen shtatë projektligje për herë të parë dhe një për herë të dytë, si dhe shtatë propozime e raporte të institucioneve të ndryshme
- , 04.10.2011
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
Pas diskutimit gjithëpërfshirës, anëtarët e Komisionit përkrahën procedimin e mëtejmë të shtatë projektligjeve për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës
- , 04.10.2011
Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...
- , 04.10.2011
Mbledhja e Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media
Madhësia e kabinetit qeveritar, përcaktimi i disa limiteve të qeverisë me rastin e marrjes së vendimeve në faza kalimtare, plani i punës së qeverisë në varësi nga buxheti, si dhe përdorimi i terminologjisë sa më përkatëse, ishin preokupime kryesore me rastin shqyrtimit të Projektligjit për Qeverinë e Republikës së Kosovës, nr. 04/L -68
- , 04.10.2011
Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane
U përkrahën pesë projektligje me amendamentet e komisioneve funksionale
- , 03.10.2011
Kryekuvendari Krasniqi dënon aktin kriminal të vrasjes së drejtorit të Arsimit të Komunës së Prishtinës, Remzi Salihu
- , 03.10.2011
Nga Komisioni për Bujqësi ...
Prodhuesit e verës duhet të investojnë më shumë në cilësi dhe marketing