Lajmet e fundit
, 02.07.2012
Deklaratë e kryekuvendarit Krasniqi me rastin e vendimit të GND-ës për përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Kuvendi mblidhet në seancë plenare, të enjten, më 5 korrik. Ministri Beqaj do të paraqitet në interpelancë lidhur me procesin e privatizimit të Shpërndarjes dhe të Furnizimit të KEK-ut. Do të shqyrtohen tri projektligje, si dhe Strategjia Minerare e Republikës së Kosovës për periudhën 2012-2025
Mbledhjet e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike
U shqyrtua raporti i auditimit për efikasitetin në menaxhimin dhe monitorimin e Kompanive të Ujërave, si dhe raporti vjetor i Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës
Mbledhja e Komisionit për Legjislacion
U përkrah Projektrregullorja e Kuvendit, si dhe Projektligji për shfuqizimin e tri neneve (37, 38, 39) nga Kodi Penal i Kosovës.