Lajmet e fundit

Kryekuvendari Krasniqi ngushëllon ushtruesin e detyrës së kryetarit të Parlamentit të Kroacisë

, 01.10.2012




I nderuar  z. Josip Leko,

Me dhembje të thellë mësova lajmin për ndarjen nga jeta të Kryetarit të Parlamentit të Republikës së Kroacisë, Boris Sprem.

Vdekja e Boris Sprem është humbje e madhe, jo vetëm për familjen e tij, por edhe për Parlamentin e Republikës së Kroacisë. Familja Sprem ka humbur njeriun më të dashur të tyre, ndërsa Parlamenti i Republikës së Kroacisë humbi kryetarin e palodhshëm dhe të përkushtuar në detyrat e tij si i zgjedhur i qytetarëve kroatë.

Duke ndarë dhembjen bashkë me familjarët e kryetarit Boris Sprem, në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, ju përcjell ngushëllimet më të sinqerta Juve, familjes Sprem dhe mbarë popullit kroat.

Ju lutem, pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë", theksohet në telegramin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi.

 

Kryekuvendari Krasniqi ngushëllon ushtruesin e detyrës së  kryetarit të Parlamentit të Kroacisë