Lajmet e fundit

Nga Komisioni për Bujqësi ...

, 01.10.2012




Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, mbajti sot mbledhjen e radhës, të kryesuar nga kryetari i Komisionit, Nait Hasani. U diskutua për ecurinë e mbikëqyrjes së zbatimit të Ligjit për mbrojtjen e ajrit nga ndotja dhe të Ligjit për mbrojtjen nga zhurma.

Gjithashtu u diskutua edhe për grupet punuese për procedimin e disa Projektligjeve. Nga kryesuesit e këtyre grupeve punuese u kërkua që të angazhohen edhe më shumë në mënyrë që amendamentimi i këtyre projektligjeve të bëhet sa më shpejtë.

Komisioni në këtë mbledhje, diskutoi edhe për pjesëmarrjen në një tryezë pune (e paraparë të mbahet në Tiranë), të cilën do ta organizojë ZRRUM-i.

 

Nga Komisioni për Bujqësi ...