Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së

, 02.10.2012




Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës, i kryesuar nga kryetari i komisionit Ahmet Isufi, shqyrtoi dy raporte të Ministrisë së Punëve të Brendshme: Raportin për sfidat e Raportit të Progresit, si dhe Raportin për procesin e inventarizimit në dhomat e dëshmive në Policinë e Kosovës.

Pas shqyrtimit të raportit të MPB-së për sfidat e Raportit të Progresit, anëtarët e Komisionit gjatë diskutimit të tyre rreth Raportit për procesin e inventarizimit në dhomat e dëshmive në Policinë e Kosovës, shprehën shqetësime të shumta, me ç‘rast theksuan se raporti është i paplotësuar dhe joserioz. Ndërkaq, u dakorduan që të vizitojnë drejtorin e Policisë së Kosovës, në mënyrë që të kenë një pasqyrë më të qartë edhe rreth kësaj çështje.

Po ashtu, ata do të vizitojnë edhe Akademinë Policore në Vushtrri.

Më tej anëtarët e komisionit formuan edhe grupin e punës për hartimin e Projektligjit për Komisionerin për Siguri, ndërkaq, u theksua se grupi i punës për mbikëqyrjen e zbatimin të ligjit të inspektoratit të Policisë së Kosovës është afër finalizimit të raportit.

 

Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së