Lajmet e fundit

U ndërpre mbledhja e Kuvendit

, 04.10.2012




Mbledhja plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e planifikuar të mbahet sot prej orës 10:00, në mungesë të kuorumit, është shtyrë.

Kjo erdhi pas diskutimeve rreth procedimit për votimin e rezolutës lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, të propozuar në seancën e djeshme nga Grupi Parlamentar i PDK-së, dhe mocionit të partive opozitare.

Kryetari i Kuvendit, dr. Jakup Krasniqi, theksoi se për hedhjen në votim të rezolutës, paraprakisht duhet votuar për shmangie nga Rregullorja e Kuvendit, nga dy të tretat e deputetëve. Përfaqësuesit e partive në pozitë kërkuan që të votohet për, ndërsa ata të subjekteve opozitare u shprehën kundër shmangies nga Rregullorja.

Pas deklarimit të këtyre qëndrimeve, me kërkesë të GP të PDK-së, Kuvendi shkoi në pauzë disaminutëshe. Pas pauzës, kryetari i GP të PDK-së, Adem Grabovci, theksoi se do të respektohen procedurat dhe se do të pritet afati ligjor për votimin e rezolutës.

Shtyrje të mbledhjes kërkoi edhe deputetja e AAK-së Donika Kadaj - Bujupi, duke e arsyetuar këtë me pjesëmarrjen e deputeteve në Samitin e Gruas, i cili do të fillojë sot në Prishtinë.

Në mungesë të kuorumit, pasi që shumica e deputetëve te koalicionit qeverises nuk u kthyen në sallë, mbledhja u ndërpre. Kryeparlamentari theksoi se për ditën e mbajtjes së saj, do të vendosë Kryesia e Kuvendit.

 

U ndërpre mbledhja e KuvenditU ndërpre mbledhja e KuvenditU ndërpre mbledhja e Kuvendit