Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi mori pjesë në manifestimin e Universitetit të Prishtinës kushtuar 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë

, 22.11.2012




Në manifestimin e sotëm kushtuar 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, të organizuar nga Rektorati i Universitetit të Prishtinës, mori pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi.

Duke iu drejtuar të pranishmëve, kryeparlamentari Krasniqi me këtë rast vuri në spikamë rëndësinë e kësaj dite si dhe përpjekjet shekullore të kombit tonë për të jetuar i lirë e sovran në trojet e veta.

"Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912, kur Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë, përbën aktin historik të kurorëzimit të përpjekjeve dhe luftërave të pareshtura të popullit shqiptar për të qenë i lirë, i pavarur dhe sovran në trojet e tij", tha në fillim të fjalës së tij Krasniqi. Duke iu referuar rrugëtimit shekullor drejt lirisë dhe padrejtësive që kanë rënë mbi supet e popullit shqiptarë përgjatë një shekulli, kreu i Kuvendit tha:" E dhembshme ka qenë historia vijuese e Shqipërisë në përpjekje për të ruajtur ekzistencën, por akoma më e rëndë ka qenë lufta e pareshtur e gjysmës së saj, mbetur nën robërinë e huaj dhe të egër". Për sa i përket perspektivës kombëtare pas 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, kryeparlamentari tha:" Brezi i sotëm i kombit shqiptar, ndryshe nga ai i para njëqind vjetëve, e ka të sigurt ekzistencën, dhe duke qenë në binarët euroatlantikë, e ka të sigurt edhe perspektivën e ndritur".

 

Kryeparlamentari Krasniqi mori pjesë në manifestimin e Universitetit të Prishtinës kushtuar 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë