Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media

, 05.12.2012




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, të kryesuar nga Idriz Vehapi, kryetar i Komisionit, u shqyrtua Projektligji për Veprimtari Kërkimore, Shkencore, nr.04/L-135. Anëtarët e Komisionit shqyrtuan amendamentet e grupit punues për këtë Projektligj, por këtë shqyrtim do ta vazhdojnë edhe në një mbledhje të ardhshme, kur pritet amendamentimi përfundimtar i këtij Projektligji.

Komisioni përkrahu edhe një amendament në Projektligjin për Arsim dhe Aftësim Profesional, që u prezantua nga ana e përfaqësuesve të ambasadave të Norvegjisë e Luksemburgut, si dhe GIZ-i, që ka të bëjë me fuqizimin e Agjensionit për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe të Rritur. Komisioni vlerësoi se me këtë amendament vetëm sa begatohet Projektligji. Ky projektligj njëherësh procedohet më tutje për shqyrtim në komisionet e përhershme.

 

Mbledhja e Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media