Lajmet e fundit

Kryekuvendari Krasniqi priti ipeshkvin, imzot Dodë Gjergjin

, 12.12.2012




Në prag të festave të fundvitit, kryetari i Kuvendit të Kosovës,dr. Jakup Krasniqi, priti sot në një takim ipeshkvin e Kosovës,imzot Dodë Gjergji. Me këtë rast, imzot Dodë Gjergji e kryekuvendari Krasniqi këmbyen përgëzime për festat e fundvitit.

Tema e bisedës pastaj u përqendrua në çështje të anës ligjore të veprimtarisë së bashkësive fetare. Në këtë frymë kryekuvendari Krasniqi premtoi se Kuvendi do të jetë i gatshëm që Projektligji për fenë sapo të vijë në Kuvend, të hyjë në procedurë përkatëse. Në këtë kuadër, gjatë takimit u fol edhe për bashkëpunimin ndërmjet bashkësive fetare.

Imzot Dodë Gjergji i bëri një vështirim punës së Ipeshkvisë së Kosovës, sidomos sa i përket përgatitjeve që po bëhen në shenjë të shënimit të përvjetorëve të Krishtit,pastaj të Nënës Tereze, Shën Palit etj."Ne do të shfrytëzojmë çdo mundësi për të ecur përpara,sepse këtë na e ofron liria dhe koha, ndërsa qëllim final është ta duam kombin dhe Zotin. Këto vlera do t' i ruajmë me xhelozinë më të madhe",theksoi imzot Dodë Gjergji.

 

Kryekuvendari Krasniqi  priti ipeshkvin, imzot Dodë Gjergjin