Lajmet e fundit

Kryetarja e Grupit të Deputetëve të Rinj të Kuvendit të Kosovës, znj. Ganimete Musliu, u takua me përfaqësuesit e Alternativës për Fuqizimin e Rinisë së Kosovës

, 15.01.2013




Kryetarja e Grupit të Deputetëve të Rinj të Kuvendit të Kosovës,Ganimete Musliu, u takua sot me përfaqësuesit e organizatës rinore "Alternativa për Fuqizimin e Rinisë së Kosovës".
Takimi kishte karakter njoftues, pasi që ky ishte takimi i parë i GDR-së me këtë organizatë të formuar kohë më parë.
Znj.Musliu i njoftoi anëtarët e AFRK-së për punën e Grupit të Deputetëve të Rinj të Kuvendit të Kosovës, të arriturat, sfidat dhe planet për vitin 2013.
Në këtë kontekst u prezentua edhe nisma e Grupit për amandamentimin e Ligjit për Fuqizim dhe Pjesëmarrje të Rinisë, si dhe draftimin e Ligjit për vullnetarizëm dhe Ligjin për mbrojtje të fëmijëve.
Nga ana e anëtarëve të ekipit menaxhues të AFRK-së, u shprehën mirënjohje për angazhimin e kryetares Musliu, në avancimin e interesave prioritare rinore brenda Kuvendit dhe formave tjera.

Kryetarja e Grupit të Deputetëve të Rinj të Kuvendit të Kosovës, znj. Ganimete Musliu, u takua me përfaqësuesit e Alternativës për Fuqizimin e Rinisë s&