Lajmet e fundit

Komisioni për Zhvillim Ekonomik...

, 13.02.2013




Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Zenun Pajaziti, miratoi amendamentet e grupit punues të Projektligjit për transportin tokësor të mallrave të rrezikshme.

Në emër të grupit punues, amendamentet (31 sosh) para Komisionit i paraqiti Teuta Sahatqija.

Gjatë shqyrtimit të amendamenteve, në mbledhje ishte i pranishëm edhe përfaqësuesi i Ministrisë së Infrastrukturës, përkatësisht drejtori i Departamentit Ligjor, Avdi Kamerolli.

Pas miratimit të amendamenteve, Projektligji për transportin tokësor të mallrave të rrezikshme, do të procedohet për shqyrtim të mëtutjeshëm sipas Rregullores së Punës së Kuvendit.

 

Komisioni për Zhvillim Ekonomik...