Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi do të takohet me kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Cemil Çiçek

, 19.03.2013




Me ftesë të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, nesër, më 20. 03. 2013, do të qëndrojë për vizitë në Kosovë një delegacion parlamentar nga Turqia, i kryesuar nga kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Cemil Çiçek. Në Kuvend, z. Çiçek do të pritet në një takim të veçantë nga kryeparlamentari Krasniqi, ndërsa do të zhvillohen takime edhe me zyrtarë të tjerë të lartë institucionalë.


Kuvendi, gjithashtu, do të mblidhet në seancë solemne, në të cilën kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë do të mbajë një fjalë rasti.

Agjenda e takimeve në Kuvend:

09.15 Ceremonia e mirëseardhjes para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës

09.15-09.25 Shënim në Librin e përshtypjeve dhe shtrëngim duarsh në mes të dy kryetarëve

Vendi: Hyrja para Kabinetit të Kryetarit

(Pas nënshkrimit, foto e përbashkët para flamujve të shteteve përkatëse)

09.30-10.10 Takim i delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës me delegacionin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë
Vendi: Kabineti i Kryetarit të Kuvendit

(Mediat - pamje)

10.10-10.20 Konferencë e përbashkët për shtyp

Vendi: Holli para Kabinetit të Kryetarit të Kuvendit

11.35 -12.05 Seancë Solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës, me rastin e vizitës në Kosovë e SH. T. Z. Cemil Çiçek, Kryetar i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë.

Deputetëve të Kuvendit të Kosovës do t'ju drejtohet me fjalë rasti SH. T. Z. Cemil Çiçek, Kryetar i Asamblesë të Madhe Kombëtare të Turqisë

Vendi: Salla Plenare

Kryeparlamentari Krasniqi do të takohet me kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Cemil Çiçek