Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale

, 26.03.2013




Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Fikrim Damka, kryetar, ka shqyrtuar Projektligjin për skemat pensionale të financuara nga shteti.

Me propozim të disa deputetëve, komisioni bëri ndryshime në amendamentin 6, që lidhen me nenin 8 të projektligjit. Komisioni përkrahu projektligjin në tërësi dhe e procedoi për shqyrtim të mëtejmë në komisionet kryesore të Kuvendit.

Në këtë mbledhje u ngrit edhe çështja e mungesës së barnave të listës esenciale në institucionet shëndetësore, konkretisht anestetikëve, për të cilët komisioni u pajtua që nëpërmjet një letre të kërkohen informata nga Ministria e Shëndetësisë.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale