Lajmet e fundit
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës
, 21.04.2013
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës në mbledhjen e saj të jashtëzakonshme, në të cilën merrnin pjesë edhe shefat e grupeve parlamentare, ka shqyrtuar kërkesën e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për seancë të jashtëzakonshme te Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Kryetari i Kuvendit dr. Jakup Krasniqi, i cili e ka drejtuar takimin, i ka njoftuar të pranishmit me kërkesën e kryeministrit Thaçi për këtë seancë.
Shumica e atyre që e kanë marrë fjalën në këtë takim janë pajtuar se Kushtetuta ia jep kryeministrit të drejtën të thërrasë seancë të jashtëzakonshme, por ka pasur mendime të ndara lidhur me kohën kur thirret seanca , si dhe lidhur me synimin, e pashprehur qartë, për të marrë mbështetjen e deputetëve për marrëveshjen e parafuar në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Ka mbetur që seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga kryeministri Thaçi të mbahet sonte, duke filluar në orën 20:00.