Lajmet e fundit
Kryekuvendari Krasniqi uron kryeparlamentarin e ri të Shqipërisë, Ilir Meta
, 10.09.2013
Me rastin e zgjedhjes së z. Ilir Meta,kryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë,kryetari i Kuvendit të Kosovës,dr. Jakup Krasniqi, i dërgoi një telegram urimi me këtë përmbajtje:"
I nderuar Zoti Kryetar,
Në emër të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, kam kënaqësinë dhe nderin e madh t' Ju shpreh urimet më të përzemërta dhe më të sinqerta me rastin e zgjedhjes Tuaj Kryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Ju dëshiroj sukses në përmbushjen e përgjegjësive të mëdha në krye të institucionit të lartë shtetëror.
Duke vlerësuar lart marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve tona, shpreh bindjen që ato do të thellohen dhe zgjerohen në vazhdimësi. Me këtë rast, dëshiroj edhe njëherë t'ju siguroj për vullnetin dhe dëshirën tonë për bashkëpunim.
Shfrytëzoj këtë rast t'ju shpreh mirënjohjen tonë të thellë për gjithë ndihmën që Shqipëria dhe institucionet e saj shtetërore kanë dhënë për Kosovën në këto vite vendimtare të historisë së saj.
Ju lutem, i nderuar z. Kryetar, pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë", theksohet në telegramin e urimit të kryekuvendarit Krasniqi.