Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media
, 11.09.2013
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, të kryesuar nga Idriz Vehapi, kryetar i Komisionit, temë qendrore ishte shqyrtimi i Projektligjit për Institutin e Kosovës për Administratë Publike, nr. 04/L-221, para miratimit në parim. Gjatë debatit shumë të gjerë të zhvilluar nga anëtarët e Komisionit, në të cilin merrnin pjesë edhe përfaqësues të Institutit, vëmendja u përqendrua në nenin 12 të këtij Projektligji, për shkak të të cilit ky Projektligj, pas shqyrtimit në Kuvend, edhe iu kishte kthyer sponzorizuesit. Vërejtjet kishin të bënin me përmbajtjen e këtij neni, në të cilin përmendet edhe çështja e arsimimit. Ndërkaq, pjesa mw e madhe e diskutuesve , nuk pajtoheshin që ky term të përmendet në Projektligj,duke theksuar se në vend të tij mund të përdoren terma ,si : ngritje kapacitetesh, trajnime,aftësim,analizë,por jo arsimim, sepse kjo do të nënkuptonte edhe dhënien e diplomave për master dhe doktor , që nuk i përket këtij institucioni. Kishte vërejtje edhe sa i përket strukturës së Institutit,si dhe renditjes së funksioneve tw tij. Diskutuesit kërkonin që ky nen i këtij Projektligji të riformulohet.
Në përfundim të shqyrtimit, me shumicë votash, Komisioni përkrahu procedimin e mëtejmë të Projektligjit në Kuvend.