Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi ngushëllon kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve , John A. Boehner
, 17.09.2013
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, e ka ngushëlluar sot kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve , John A. Boehner , me rastin e sulmit të armatosur ndaj qytetarëve amerikanë në Navy Yard.
Në telegramin e kryeparlamentarit Krasniqi thuhet:
"I nderuar Zoti John A. Boehner,
Me hidhërim dhe indinjatë të thellë mësuam lajmin për ngjarjen tragjike në Navy Yard që morën jetët e disa qytetarëve amerikanë dhe lanë të plagosur disa të tjerë.
Duke marrë pjesë në këtë dhembje që nuk i përket vetëm Navy Yard e Amerikës, por të gjithë botës, në emër të Kuvendit dhe të popullit të Kosovës dhe në emrin tim, ju shpreh Juve shkëlqesi, familjeve të viktimave dhe popullit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhembjen e thellë dhe ngushëllimet e sinqerta ndërsa të lënduarve ju urojmë shërim sa më të shpejtë.
Nëpërmjet kësaj letre dua t'ju siguroj se institucionet dhe populli i Kosovës e kanë përjetuar rënd këtë ngjarje tragjike dhe e dënojnë fuqishëm këtë akt të dhunshëm dhe të shëmtuar.
Ju lutem Shkëlqesi, pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë.", thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryeparlamentarit Krasniqi për kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve , John A. Boehner.