Kryekuvendari Krasniqi përgëzon presidentin Barack Obama
Me rastin e rizgjedhjes, së z. Barack Obama, President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, i dërgoi një telegram urimi
Kryekuvendari Krasniqi priti ndihmës presidenten e Republikës Arabe të Egjiptit, znj. Pakinam Hassan Khalil El Sharkawy
Kosova dhe Egjipti kanë marrëdhënie shumë të mira
Shfaqet shpresa se njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Egjiptit do të bëhet së shpejti
Kryekuvendari Krasniqi priti disa pjesëtarë të ish-TMK-ës
Komisioni për Integrime Evropiane priti sot kryesuesin e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe përfaqësuesin Special të BE-së, z. Samuel Zhbogar
Gjatë takimit që pati me anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane, Zhbogar tha se Kuvendi duhet të fuqizojë rolin e vet mbikëqyrës ndaj Qeverisë dhe se BE-ja kërkon nga Kosova masa të realizueshme afatshkurtëra
Anëtarët e Komisionit vlerësuan se do të rrisin angazhimin e tyre në drejtim të sundimit të ligjit, luftimit të krimeve dhe...
Nga dëgjimi publik i Komisionit për Zhvillim Ekonomik...
Për zbatimin e Ligjit për efiçiencën e energjisë, do të ftohet të raportojë ministri i Ministrisë përkatëse
Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
Komisioni i rekomandoi seancës plenare miratimin në parim të Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2013
Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike
U shqyrtua Raporti i pasqyrave vjetore financiare të Ministrisë së Punëve të Brendshme
Në takim merrte pjesë edhe ministri i e Punëve te Brendshme,Bajram Rexhepi
Mbledhja e Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media
Përkrahen në parim i Projektligji për ansamblin kombëtar të këngëve dhe valleve Shota dhe për ansamblet e tjera 04/ L -164, si dhe amendamentet në Projektligjin për arsimin dhe aftësimin profesional 04/L-138
GGD priti Ambasadoren e Republikës Turke në Kosovë, znj. Songül Ozan
Gratë deputete janë shumë të brengosura për shëndetin e gruas në shoqërinë e Kosovës. Ato falënderuan Republikën Turke për mbështetjen e saj për Kosovën.
Ju po bëni punë të mirë duke u marrë dhe aspekte që kanë të bëjnë me jetën e gruas, ka thënë Ozan, duke premtuar mbështetje për projektet e GGD-së