Lajmet e fundit
, 15.02.2013
Seanca solemne për shënimin e 5-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës mbahet ditën e diel, në orën 15
Në këtë seancë solemne, pos deputetëve aktualë dhe krerëve shtetëror të Republikës së Kosovës, janë ftuar të marrin pjesë edhe personalitete politike ndërkombëtare dhe nga shtetet fqinje, ish-deputetët nënshkrues të Deklaratës së Pavarësisë, si dhe personalitete të ndryshme të jetës politike, kulturore dhe fetare të Kosovës.
Nënkryetarët e Kuvendit dhe kryetarët e grupeve parlamentare do të bëjnë homazhe në varreza dhe pranë përmendoreve të dëshmorëve