Lajmet e fundit
, 25.03.2013
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Kuvendi këtë javë mban dy seanca plenare. Në seancën e së enjtes kryeministri Thaçi e informon Kuvendin e Kosovës për takimin e tij të shtatë me kryeministrin e Serbisë, në Bruksel. Në të njëjtën seancë do të shqyrtohen pesë projektligje. Në seancën e së premtes do të zhvillohet debat parlamentar për gjendjen ekonomike në Kosovë.
Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion
U përkrah Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për inspektoratin dhe mbikëqyrjen e tregut, dhe ai për turizmin
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...
Qeveria është e përkushtuar për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të të gjitha komuniteteve, në mënyrë që të kemi integrim sa më të shpejtë, tha Petroviq. MAP-i është ndër të parat që ka marrë të gjitha masat për të plotësuar obligimet që dalin nga Ligji për qasje në dokumente publike, tha sekretari i MAP-it, Fitim Sadiku.