Lajmet e fundit
, 22.04.2013
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës
Kuvendi mblidhet më 25 prill. Ministri Agani do të paraqitet në interpelancë lidhur me gjendjen në shëndetësinë e Kosovës. Do të shqyrtohen tri projektligje. U aprovuan kërkesat për katër seanca solemne, të cilat do të mbahen nga 30 prilli deri më 13 maj.
Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane
Ministrja për Tregti dhe Industri, Mimoza Kusari- Lila, ka raportuar sot në mbledhjen e Komisionit për Integrime Evropiane Komisioni formoi grupin e punës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Ripranim.
Mbledhja e Komisionit për Legjislacion
U përkrah raporti vjetor i Agjencisë Kosovare të Pronës, për vitin 2012 U shqyrtua kërkesa e organizatës Çohu
Anëtarët e Komisionit për Buxhet dhe Financa kthehen nga vizita në Washington
Përfaqësuesit e Komisionit për Buxhet dhe Financa, Hadërgjonaj e Osmani, kanë njoftuar për të arriturat e Kosovës si anëtare të institucioneve financiare
Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi ...
Komisioni miratoi Raportin me rekomandime për zbatimin e Ligjit për vlerësimin e ndikimit në mjedis dhe të Ligjit për vlerësimin strategjik mjedisor
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit
Kryeministri Thaçi raportoi në Kuvend për marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, e cila është përafruar me 19 prill 2013 nga Kryeministri i Republikës së Kosovës dhe Kryeministri i Republikës së Serbisë Kuvendi miratoi rezolutën për dhënien e pëlqimit nga Kuvendi për Marrëveshjen në Bruksel.