Lajmet e fundit
, 09.12.2014
Nga vazhdimi i mbledhjes së Kuvendit
Me 73 vota për, 38 kundër dhe dy abstenime, Kuvendi zgjodhi qeverinë e re me në krye Isa Mustafën. Kabineti i ri është betuar se do të punojë me nder dhe përkushtim duke respektuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Kryekuvendari Veseli priti zonjën Lunaçek
Zonja Lunaçek e përgëzoi z. Veseli për detyrën e re të kryetarit të organit më të lartë ligjvënës të Kosovës. Qytetarët e Kosovës presin shumë nga institucionet e reja të vendit, prandaj kemi nevojë për punë të shtuar në sasi dhe cilësi, theksoi z. Kadri Veseli.
Gratë deputete pritën sot nënkryetaren e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek
Gjërat kanë ecur përpara dhe vërehen përmirësime, por kjo nuk duhet tju mjaftoj, tha znj. Lunaçek, gjatë një takimi që pati me Grupin e Grave Deputete.