Lajmet e fundit
, 15.01.2015
Kryeparlamentari Veseli bëri homazhe në Kompleksin Përkujtimor Masakra e Reçakut
Është dhembje e madhe njerëzore. Në të njëjtën kohë është edhe qëndresë e madhe nacionale. Kjo ngjarje ka qenë pikë e kthesës kulmore në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në luftën e popullit të Kosovës për liri e pavarësi, ka theksuar kreu i Kuvendit të Kosovës.
Kryeparlamentari Veseli vizitoi Prizrenin
Kryetari i Kuvendit u takua me strukturat udhëheqëse komunale, asamblistë, qytetarë dhe përfaqësues të komuniteteve fetare në këtë komunë. Kryeparlamentari Veseli vlerësoi lart virtytet që përfaqësojnë Prizrenin dhe qytetarët e tij, ndërsa shtoi se ka premisa që së shpejti të bëhet edhe qyteti më i zhvilluar ekonomikisht i Kosovës
Kryepalamenari Veseli priti shefin e FMN-së për Kosovë, Miniane
U bisedua për bashkëpunimin e deritashëm, agjendën kuvendore, si dhe për miratimin e ligjeve që ndihmojnë zhvillimin ekonomik të vendit. U kërkua që FMN-ja ta ndihmojë Kosovën për të përmirësuar rrethanat ekonomike.