Lajmet e fundit
, 22.07.2015
Hapja e dyerve sjell qindra bashkatdhetarë në Kuvend
Për dy ditë rresht, mërgimtarët janë njohur nga afër me ambientet e brendshme të këtij institucioni dhe janë takuar me përfaqësuesit e qytetarëve
Kryetari Veseli takoi bashkatdhetarët
Veseli: Ti japim fund epokës së mërgatës pa shtet. Mërgata të ndjejë se shteti i Kosovës është pranë saj. Mërgata nuk u ndal kurrë së punuari për atdheun tonë të dashur, Kosovën. Gjurmët e duarve të saj, janë dëshmi e përjetshme në historinë e çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës
Vazhdimi i mbledhjes së Kuvendit
Miratohen në parim pesë projektligje. Kuvendi debatoi lidhur me veprimtarinë e misionit të BE-së në Republikën e Kosovës.
Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
U përkrah propozim-vendimi i Qeverisë së Kosovës për ndryshimin e normës së tatimit të akcizës, si dhe një sërë projektligje me amendamente të komisioneve funksionale.
Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Shpend Maxhuni, ka raportuar lidhur me arrestimet e pesë personave të dyshimtë për përfshirje në vepra penale, që ndërlidhen me terrorizëm.
Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport
Procedohet në seancë plenare Raporti vjetor i Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore me rekomandimin që të mos miratohet raporti.
Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencionit Kosovar për Inteligjencë
U diskutua për realizimin e Planit të Punës për gjashtëmujorin e parë.
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore...
Komisioni shqyrtoi Raportin e monitorimit të Ligjit për Persona të Verbër.
Për mospjesëmarrje të shoqërisë civile në Komisionin për Administratë Publike
Shtyhet dëgjimi publik për PL për procedurë të përgjithshme administrative