Lajmet e fundit
, 12.01.2016
Kryetari Veseli ngushëllon homologun e tij turk, İsmail Kahraman
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, nëpërmjet një telegrami, ka ngushëlluar kryetarin e Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë, İsmail Kahraman, deputetët dhe të gjithë popullin turk, pas sulmit të sotëm terrorist në Stamboll, i cili shkaktoi vdekjen dhe plagosjen e dhjetëra qytetarëve.