Vende të lira pune
KONKURS
KONKURS
Për plotësimin e këtyre pozitave:
1.  Pozita:Zyrtar i lartë për pagesa
Referenca:DBP-01/5-16
Koeficienti:C-8
Angazhimi:Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
 Numri i kryerësve:1(një)
Mbikëqyrësi:Koordinatori i Njësisë
Detyrat dhe përgjegjësitë: 
Nën mbikëqyrjen e zyrtarit të lartë financiar,koordinatorit të Njësisë, zyrtari i lartë për pagesa, është përgjegjës për:
•	bashkërenditjen e aktiviteteve dhe punëve lidhur me listën e pagave për Kuvendin;
•	sigurimin dhe lejimin e pagesave të pagave dhe kompensimeve në kohën e duhur;
•	llogaritjen e pagave dhe kompensimeve në përputhje me buxhetin;
•	kontrollimin e listës së pagave, barazimin e vlerave;
•	bashkëpunimin me shërbimin e personelit, për t'iu përmbajtur afateve të caktuara për çdo ndryshim eventual;
•	inicimin e veprimeve dhe përgjegjësinë lidhur me pagesën e pagave, saktësinë dhe plotësinë e tyre;
•	raportimin mujor, tremujor dhe vjetor, në lidhje me shpenzimin e pagave dhe kompensimeve, si dhe raportet individuale;
•	bënë përgatitjen/tërheqjen e avancave dhe mëditjeve zyrtare, si dhe barazimet e nevojshme;
•	kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit, sipas kërkesës së mbikëqyrësit.
Kualifikimi dhe përvoja:
•	Diplomë fakulteti në lëmin e ekonomisë;
•	Përvojë profesionale në fushën ekonomisë dhe financave së paku 3 vjet, duke përfshirë dhënien e ndihmës dhe të këshillave ekonomike.
Shkathtësitë:
-	shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare, duke përfshirë aftësi të shkëlqyeshme të përpilimit të dokumenteve të ndryshme;
-	aftësi për të hartuar dokumente buxhetore dhe financiare, në mënyre të logjikshme, të qartë dhe koncize;
-	shkathtësi të shkëlqyeshme për diskutim dhe komunikim;
-	aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme;
-	njohuri të mira pune me programet kompjuterike;
-përparësi ka njohja e gjuhës angleze.
2.   Pozita: Zyrtar për media 
Referenca :DMMP-01/5-16
Koeficienti :D-7
Angazhimi:Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
 Numri i kryerësve:1(një)
Mbikëqyrësi:Zyrtari i lartë për media,koordinatori i Njësisë 
Detyrat dhe përgjegjësitë
Nën mbikëqyrjen  e zyrtarit të lartë për media dhe marrëdhënie me publikun,koordinator i Njësisë, zyrtari për media është përgjegjës për:
•	ndjekjen e  punëve të komisioneve parlamentare dhe harton informacione për punën e komisioneve;
•	hartimin e informacioneve  për seancat e Kuvendit, si dhe hartimin e paralajmërimeve  për aktivitetet e  Kuvendit;
•	ushtruar detyrat profesionale me mbikëqyrje dhe udhëzime të herëpashershme;
•	udhëzohet dhe ndihmohet nga zyrtarët e nivelit më të lartë, në çështjet e politikave ose në çështjet më  komplekse, ku kërkohet njohuri dhe përvojë	më  e madhe profesionale-teknike;
•	shoqërimin e përfaqësuesve të mediave për të ndjekur aktivitetet në Kuvend;
•	hartimin e  artikujve, informatave dhe materialeve të tjera për revistën "Kuvendi",  si dhe për publikimet e tjera që dalin me logon e  Kuvendit;
•	kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit, sipas kërkesës së mbikëqyrësit.
Kualifikimi dhe përvoja:
•	Diplomë fakulteti në lëmin e shkencave shoqërore;
•	Përvojë profesionale së paku 2 vjet në gazetarinë e shkruar ose elektronike;
•	Përvojë në menaxhimin  redaksisë ose të zyrës për marrëdhënie me media (në ndonjë institucion shtetëror).
Shkathtësitë:
- shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare;
- shkathtësi për hartimin e shpejtë dhe me cilësi të informatave për aktivitetet e Kuvendit;
- aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme;
 - aftësi për të bërë hulumtime për të përgatitur përmbledhje dhe analiza të   
 informacionit dhe të identifikojë opsionet relevante për  përkrahjen e vendimeve	dhe  
 rekomandimeve të nivelit më të lartë, në kuadër të njësisë organizative;
- integritet të lartë personal dhe profesional;
- njohuri të mira pune me programet kompjuterike;
- përparësi ka njohja e gjuhës angleze.
3.     Pozita:    Zyrtar i fushës në Komisionin Parlamentar 
 Referenca:DKP-01/5-16
 Koeficienti:D-7
 Angazhimi:Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
 Numri i kryerësve:1 (një )   
 Mbikëqyrësi:Koordinatori i komisionit
Detyrat dhe përgjegjësitë
Nën mbikëqyrjen e koordinatorit të Njësisë për mbështetjen e Komisionit Parlamentar, zyrtari i fushës është përgjegjës për:
•	të ndihmuar  në dhënien e këshillave profesionale për legjislacionin që shqyrtohet në komision,  lidhur me fushën përkatëse; 
•	dhënien e këshillave me gojë dhe me shkrim për komisionin, lidhur me fushën përkatëse; 
•	të ndihmuar në hartimin e projektligjit dhe amendamenteve në projektligj, lidhur me fushën përkatëse; 
•	përgatitjen e draftit të raportit preliminar për pjesën normative të projektligjit, lidhur me fushën përkatëse;
•	të ndihmuar në hartimin e procesverbaleve, raporteve me rekomandime dhe raporteve përfundimtare për projektligje, raporteve për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve, raporteve për punën e organeve të pavarura dhe raporteve vjetore e fundmandatore;
•	shtypjen e ftesave,raporteve,procesverbaleve,dokumenteve, informative dhe shkresave të komisioneve;
•	krijimin dhe mirëmbajtjen e dosjeve, listave të kontaktit dhe regjistrave të komisioneve;
•	pranimin dhe kontrollimin e korrespondencës, duke i bashkëngjitur kësaj informacionin e nevojshëm përkatës;
•	kryen edhe punë të tjera,lidhur me fushëveprimin e aktivitetit, sipas kërkesës së mbikëqyrësit.
Kualifikimi  dhe përvoja :
•	Diplomë fakulteti në lëmin e drejtësisë- jurist i diplomuar / master i drejtësisë;
•	Përvojë profesionale në legjislacion së paku 2 vjet, duke përfshirë dhënien  e këshillave profesionale.
Shkathtësitë:
-	të posedojë njohuri të shkëlqyeshme për hulumtime dhe analiza profesionale; 
-	të punojë në baza të paanshme politike  dhe nën presion kohor; 
-	të ketë njohuri të shkëlqyeshme për komunikim me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare; 
-	njohja e gjuhës angleze është përparësi;  
-	të ketë aftësi të shkëlqyeshme për përdorimin e programeve të kompjuterit dhe internetit.
INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT
Administrata e Kuvendit afron mundësi të barabarta punësimi dhe i mirëpret kërkesat e pjesëtarëve të komuniteteve jo-shumicë dhe të femrave. Politika e drejtë e punësimit të të gjitha komuniteteve të Kosovës, është  zbatuar në strukturën e kuadrove të Administratës së Kuvendit. 
Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do t'i nënshtrohen testimit dhe intervistimit. 
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë.
PROCEDURA E PARAQITJES
Formulari për konkurrim mund të nxirret nga ueb-faqja e Kuvendit (htpp://www.assembly-kosova.org), ose  mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës,në Prishtinë (Rr. "Nëna Terezë", p.n.).Formulari zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me dëshminë për kualifikimin shkollor, specializimin, kurset e ndjekura, përvojën e punës dhe dy referenca. 
Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara, si dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, do të konsiderohet i pavlefshëm.
Formulari për konkurrim mund të dorëzohet në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës në Prishtinë (Rruga "Nëna Terezë" p.n.), ose me postë, si dhe në Drejtorinë e Personelit, zyra N - 217, kati II. 
Për informata shtesë mund të telefononi në telefonat: 038 200 10494dhe 038 200 10493. 
Afati për konkurrim është prej 27.5.2016 deri më 10.6.2016, deri në orën 16:00.
