Vende të lira pune
KONKURS
KONKURS
Për plotësimin e këtyre pozitave:
 1.Pozita:  Analist i lartë i buxhetit ( zyrtar i lartë për analiza buxhetore dhe financiare)
Referenca :	  DHBA-01/11-16
Koeficienti :                     C-8
Angazhimi: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
 Numri i kryerësve:          2(dy)
Mbikëqyrësi:	          Drejtori i Drejtorisë 
Nën mbikëqyrjen e drejtorit të Drejtorisë për Hulumtime Bibliotekë dhe Arkiv, zyrtar i lartë për analiza buxhetore dhe financiare:
-	Përgatitë me shkrim analiza, për të gjitha dokumentet e parapara në fushëveprimin e Njësisë, dhe arsyeton punën/rezultatet e analizës në mbledhjen e komisionit, sipas kërkesës, për dokumentet si vijon: KASH-it, Projektbuxhetin e shtetit, Raportet periodike dhe vjetore të shpenzimeve të Buxhetit të Republikës së Kosovës dhe raportet e tjera të parapara me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, Mbështet Drejtorinë e Buxhetit dhe Pagesave, për përgatitjen e deklaratës së ndikimit buxhetor dhe financiar për aktet e hartuara nga Kuvendi, Mbështet Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, në analizimin e Raportit të Përgjithshëm të Auditimit, 
-	Përgatitë analiza dhe përshkrime të shkurtra, të propozimeve të buxhetit dhe koncepteve të tij;
-	Përgatit  analiza të ndikimit të politikave të propozuara;
-	Përgatit analiza të shpenzimeve të viteve të kaluara dhe të arriturat (matja e performancës dhe evoluimit);
-	Përgatitë analiza krahasimtare në mes vitit aktual dhe viteve të kaluara buxhetore për  institucionet dhe agjencitë bazuar në të dhënat kryesore;
-	Përgatitë analiza të politikave fiskale, të tilla si vlerësimin e ndikimit të ndryshimeve të tatimeve të propozuara për zhvillimin ekonomik, ose matjen e ndikimit shpërndarës të llojeve të ndryshme të tatimeve të propozuara;
-	Përgatitë analiza mbi shkurtimet potenciale në buxhet që afektojnë buxhetin individual/aktivitetet e ministrive të linjës apo organizatave të tjera buxhetore; 
-	Sipas kërkesës së komisioneve parlamentare, zyrtari përgjegjës i Njësisë, arsyeton me gojë analizën e përgatitur në mbledhje të Komisionit;
- Kryerjen e punëve të tjera lidhur me fushëveprimin e Drejtorisë dhe sipas kërkesës së mbikëqyrësit.
Kualifikimi dhe përvoja:
•	Diplomë fakulteti në lëmin e ekonomisë - Ekonomist i diplomuar/master i ekonomisë, 
•	Përvojë profesionale, së paku 3 vjet, në lëmin ekonomiko-financiar dhe të         
 procedurave buxhetore.
Shkathtësitë:
•	Të ketë njohuri për funksionimin e financave publike;
•	Të ketë njohuri për funksionimin e sistemit Kushtetues të Kosovës, legjislacionin në fuqi;
•	Të ketë njohuri të programeve për buxhetim dhe raporteve financiare; 
•	Të ketë njohuri të mira në përgatitjen me shkrim të analizave profesionale buxhetore dhe financiare;
•	Njohja e gjuhës angleze është përparësi.
2. Pozita:                      Zyrtar për Lekturim   (  Lektor për gjuhën serbe   )
Referenca :	            DSHGJ-01/11-16
Koeficienti :                     C-8
Angazhimi: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
 Numri i kryerësve:              1(një)
Mbikëqyrësi:	           Koordinatori i Njësisë 
Detyrat dhe përgjegjësitë
Nën mbikëqyrjen e Koordinatorit të Njësisë, lektori është përgjegjës për:
•	Lekturën e teksteve ligjore dhe akteve të tjera të Kuvendit në gjuhën serbe;
•	lekturën e amendamenteve, kërkesave publike dhe shkresave të tjera për Kuvendin dhe organet e tij;
•	lekturën e teksteve të përkthyera nga gjuha shqipe, angleze dhe turke në gjuhën serbe;
•	lekturën e teksteve të spastruara ligjore në gjuhën serbe, të cilat i miraton Kuvendi;
•	strukturën sintaksore dhe nivelin gjuhësor të teksteve ligjore dhe të amendamenteve që i miraton Kuvendi në gjuhë serbe;
•	kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit, sipas kërkesës së mbikëqyrësit.
Kualifikimi dhe përvoja:
-	Diplomë fakulteti në lëmin e gjuhës dhe letërsisë serbe;
-	Përvojë profesionale së paku 3 vjet në lëmin e lekturës.
Shkathtësitë:
-	shkathtësi të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare, duke përfshirë aftësi të shkëlqyeshme të përkthimit të dokumenteve të ndryshme;
-	njohuri të shkëlqyeshme drejtshkrimore dhe sintaksore të gjuhës serbe,
-	aftësi organizative, gatishmëri dhe fleksibilitet për të punuar në mjedis shumetnik;
-	aftësi për të përkthyer dokumente, në mënyre profesionale, të qartë dhe të saktë,
-	aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme dhe njohuri të mira pune me programet kompjuterike.
3. Pozita:    Zyrtar ligjor 2
 (Zyrtar ligjor për mbështetje Kryesisë së Kuvendit dhe Seancës plenare)
Referenca:	            DÇLP-01/11-16
Koeficienti:                       D-7
Angazhimi: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
 Numri i kryerësve:          1(një)
Mbikëqyrësi:	            Drejtori i Drejtorisë 
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Nën mbikëqyrjen  e drejtorit të Drejtorisë për Çështje Plenare dhe Procedurale, zyrtari ligjor për mbështetje Kryesisë së Kuvendit dhe Seancës plenare, është përgjegjës për:
-	Zbatimin e detyrave në funksion të punës së përgatitjes të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit dhe Seancës plenare,
-	Evidentimin e shkresave, që procedohen përmes Njësisë për Propozime dhe Parashtresa, për të përgatitur Listën e çështjeve në pritje për procedim në Kryesinë e Kuvendit dhe në seancë plenare,
-	Ofrimin e mbështetjes administrative gjatë mbajtjes së mbledhjeve të Kryesisë së Kuvendit dhe seancës plenare dhe të ndihmojë në mbarëvajtjen e punimeve të seancës,
-	Mirëmbajtjen e Regjistrit të debateve parlamentare, të Deklaratave, të Rezolutave, të Interpelancave dhe të pyetjeve parlamentare, për përgjigjen e ministrave me gojë dhe me shkrim, në pyetjet e parashtruara nga ana e deputetëve,
-	Paraqitjen pas çdo seance plenare agjendën e seancës së zhvilluar, duke shënuar për çdo pikë të rendit të ditës "miratim",  "jo miratim" apo "shtyrje", rezultatet e votimit, si dhe listën e deputetëve që kanë diskutuar për çështje që janë shqyrtuar në seancë plenare,
-	Mbajtjen dhe përditësimin e përbërjes së komisioneve parlamentare, të grupeve parlamentare, të Kryesisë së Kuvendit, përbërjen e koalicionit të mazhoritar, opozitar dhe të deputetëve pa grup parlamentar,
-	Procedimin e pyetjeve të deputetëve, që nuk kanë marrë përgjigje në dy seanca plenare, për publikim në Buletinin e Kuvendit dhe në ueb faqen e Kuvendit,
Kryen edhe punë të tjera nga fushëveprimi i kësaj njësie, sipas kërkesës së drejtorit të Drejtorisë.
Kualifikimi dhe përvoja:
-	Diplomë fakulteti në lëmin e drejtësisë - së paku Jurist i diplomuar/Master në drejtësi, 
-     Përvojë profesionale së paku 2 vjet, në dhënien e këshillave juridike.
Shkathtësitë:
-	Shkathtësi të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare;
-	Shkathtësi për të hartuar dokumente;
-	Shkathtësi për të punuar në baza neutrale dhe të paanshme;
-	Njohja programeve të MS Office;
-	Njohja e gjuhës angleze është përparësi.
 4. Pozita:                          Zyrtar për arkiv
Referenca:	            DHBA-02/11-16
Koeficienti:                       D-7
Angazhimi: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
 Numri i kryerësve:          1(një)
 Mbikëqyrësi:	            Drejtori i Drejtorisë 
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Nën mbikëqyrjen e Drejtorit të  Drejtorisë për Hulumtime, Bibliotekë dhe Arkiv, zyrtari për arkiv, është përgjigjes për:
•	menaxhimin, sistemimin, ruajtjen, klasifikimin, dhe arkivimin e lëndës arkivore, në pajtim më Ligjin për arkivat, Ligjin për arkivimin e lëndës arkivore, aktet nënligjore,
•	bashkëpunim të ngushtë më të gjitha njësitë në kuadër të Kuvendit,
•	ofron kopjet e dokumenteve arkivore më kërkesë të organeve të Kuvendit, si dhe në pajtim të plotë më Ligjin për qasje në dokumentet zyrtare,
•	mirëmban librin arkivor, në pajtim me aktet ligjore, 
•	regjistrimin e çdo kërkesë për qasje në lëndën arkivore,
•	arkivimin e gjithë materialit arkivor që prodhohet nga trupat punuese të Kuvendit,
•	bashkëpunon me Agjencinë e Arkivave të Kosovës, në pajtim me legjislacionin përkatës,
•	Kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit sipas kërkesës së mbikëqyrësit.
Kualifikimi dhe përvoja:
-	Diplomë fakulteti katër vjeçar/master në shkenca shoqërore 
-	përvojë profesionale në arkiv së paku 2 vjet, 
-	eksperiencë pune në menaxhimin, sistematizimin, klasifikimin, dhe arkivimin e lëndës arkivore.
Shkathtësitë:
-	shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit më shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare, duke përfshirë aftësi të shkëlqyeshme në menaxhimin, sistematizimin dhe klasifikimin e lëndës arkivore,
-	shkathtësi të shkëlqyeshme për diskutime dhe komunikime,
-	aftësi për të punuar në baza tërësisht neutrale dhe të paanshme politike,
-	njohuri të mira pune më programet kompjuterike,
-	 aftësi për të hartuar informatë, njoftime, ftesa, shkresa, etj,
-	përparësi ka njohja e gjuhës angleze.
 5. Pozita:                             Zyrtar për regjistrim audiovizuel 
Referenca:	            DTI-01/11-16
Koeficienti:                       D-7
Angazhimi: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
 Numri i kryerësve:          1(një)
 Mbikëqyrësi:	  Koordinatori i njësisë 
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Nën mbikëqyrjen e Zyrtarit për  audio/ video dhe sistemin elektronik të votimit (SEV)-Koordinatori i Njësisë , zyrtari për përkrahje të sistemit audio /video dhe sistemit të votimit elektronik është përgjegjës për: 
•	sistemin e zërimit,  mirëmbajtjen e pajisjeve të zërimit dhe sistemit të votimit elektronik,
•	manipulim (harduerik dhe softuerik) me pajisjet për komandim të mikrofonave dhe altoparlantëve,
•	manipulim me zmadhuesit,
•	sistemin  audio/video dhe  manipulim (harduerik dhe softuerik) me pajisjet për audio/video,
•	kontrollimin e kamerave,  projektorëve dhe  videorekordërve,
•	regjistrimin e audios së seancave plenare dhe krijimi i arkivit audio të seancave plenare,
•	përgatitjen e CD-ve për nxjerrjen e transkriptit,
•	regjistrimin audio/video të seancave plenare dhe krijimi i arkivit digjital,
•	manipulim me miksetë,
•	përgatitjen e sinjalit për transmetim të drejtpërdrejtë të punës së seancave plenare,
•	realizimi i lidhjes me Linkun e  RTK-së për transmetim të seancave plenare,
•	mirëmbajtjen e pajisjeve të zërimit në nivelin e parë,
•	personalizimin e kartelave për përdorim të sistemit të votimit elektronik,
•	mirëmbajtja dhe përditësimi i bazës së të dhënave të deputetëve,
•	përditësimin e  informacioneve për amendamentimin e projektligjeve,
•	administrimin e aplikacionit të votimit elektronik dhe shtypjen e raporteve të votimit,
•	manipulim me pajisjet (aparaturat dhe PC-të),
•	mirëmbajtja e pajisjeve,
•	Kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit sipas kërkesës së mbikëqyrësit,
Kualifikimi dhe përvoja:
-	diplomë fakulteti ose  ekuivalente në lëmin e informatikës dhe në sistemeve audio / video,
-	së paku 2 vjet përvojë pune në sisteme të audio / video dhe TI-së,
-	përvojë në kompjuterizim të zyrës, në  përpunimin  e të dhënave dhe në punë  me          
 mikrokompjuter dhe në përdorimin në mirëmbajtjen e sistemit të kompjuterëve dhe     
 të harduerit.
Shkathtësitë:
-	shkathtësi të mira të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare,
-	shkathtësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme,
-  njohuri të MS Windows, MS Word, MS Excel, MS PowerPoint, MS Access,
-  njohja e gjuhës angleze.
6. Pozita:	             Operator teknik (Operator/ Daktilograf)
 Referenca  :	     DÇLP- 02/6-16
 Koeficienti :               E-6
 Angazhimi: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
 Numri i kryerësve:     1 (një )   
 Mbikëqyrësi:	        Koordinatori i njësisë 
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Nën mbikëqyrjen e koordinatorit të Njësisë, operatori/daktilografi, është përgjegjës për:
•	transkriptimin në gjuhën shqipe dhe serbe të Seancës plenare të Kuvendit, 
•	transkriptimin në gjuhën shqipe dhe serbe të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit,
•	transkriptimin në gjuhën shqipe dhe serbe të dëgjimeve publike, 
•	Kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit sipas kërkesës së mbikëqyrësit.
Kualifikimi dhe përvoja:
•	Diplomë  niveli baçelor ose shkolla e lartë, 
•	Së paku 2 vite  përvojë pune në profesion 
Shkathtësitë:
-	shkathtësi të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare, 
-	aftësi për të shtypur dokumente, në mënyre të profesionale, 
-	aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme,
-	njohuri të mira pune me programet kompjuterike,
 shkathëti të mira për punë ekipore,
-	njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe dhe serbe.
-	
INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT
Administrata e Kuvendit afron mundësi të barabarta punësimi dhe i mirëpret kërkesat e pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë dhe të femrave. Politika e drejtë e punësimit të të gjitha komuniteteve të Kosovës, është  zbatuar në strukturën e kuadrove të Administratës së Kuvendit. 
Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do t'i nënshtrohen testimit dhe intervistimit. 
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë.
PROCEDURA E PARAQITJES 
Formulari për konkurrim mund të nxirret nga Ueb-faqja e Kuvendit (htpp://www.assembly-kosova.org), ose  mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Kosovës në Prishtinë (Rr. "Nëna Terezë", p.n.).Formulari zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me dëshminë për kualifikimin shkollor, specializimin, kurset e ndjekura, përvojën e punës dhe dy referenca. 
Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara, si dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, do të konsiderohet i pavlefshëm.
Formulari për konkurrim mund të dorëzohet në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës në Prishtinë (Rruga "Nëna Terezë" p.n.), ose me postë, si dhe në Drejtorinë e Personelit, zyra N - 218, kati II. 
Për informata shtesë mund të telefononi në telefonat: 038 200 10494dhe 038 200 10493. 
Afati për konkurrim është prej 30.11.2016, deri më  14.12.2016, deri në orën  16:00.
