Vende të lira pune
SHPALLJE PËR AVANCIM
Duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës (Ligjin Nr. 03/L-149), Rregulloren Nr.02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil dhe Rregulloren Nr.21/2012 për Avancimin në Karrierë të Nëpunësve Civil, Administrata e Kuvendit të Republikës së Kosovës - Drejtoria e Personelit publikon:
SHPALLJE
PËR AVANCIM
 Për plotësimin e pozitës:
 1.Pozita:       		Përkthyes II nga gjuha shqipe në atë serbe dhe anasjelltas
Koeficienti :                     C/D-7.5
Kategoria Funksionale :	NP-2	
Grada :  			 9
Lloji i Pozitës:               	E karrierës,  orari i plotë 
Referenca   :                     DSHGJ -KRK/803
 Numri i kryerësve:          1 (një)
Mbikëqyrësi:	            Përkthyesi- Koordinatori i Njësisë
Detyrat dhe përgjegjësitë
Nën mbikëqyrjen e Përkthyesit - Koordinatorit të Njësisë, përkthyesi është përgjegjës për:
•	Përkthen e  tekstet ligjore dhe aktet tjera  të Kuvendit nga gjuha shqipe në gjuhën serbe dhe anasjelltas.
•	Sipas kërkesës, përkthen shkresat, kërkesat publike dhe parashtresat që i drejtohen Kryesisë dhe komisioneve funksionale të Kuvendit për nevoja të Kryesisë dhe të komisioneve përkatëse. 
•	Bënë përkthimin  simultan e konsekutiv  të mbledhjeve të komisioneve, nënkomisioneve dhe grupeve punuese të trupave të Kuvendit. 
•	Sipas rastit, me kërkesë të drejtorit të Drejtorisë, bënë përkthim simultan dhe konsekutiv në konferenca, takime dhe grupe punuese.
•	Kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit sipas kërkesës së mbikëqyrësit
Kualifikimi dhe përvoja:
•	Diplomë fakulteti ose  shkolla e mesme.
•	Së paku 3 vjet  përvojë pune në fushën e përkthimeve.
Shkathtësitë:
-	shkathtësi të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare, duke përfshirë aftësi të shkëlqyeshme të përkthimit të dokumenteve të ndryshme. 
-	aftësi për të përkthyer dokumente në mënyre të profesionale, të qartë dhe koncize,
-	 gatishmëri dhe fleksibilitet për të punuar në mjedis shumetnik,
-	aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme.
-	njohuri të mira pune me programet kompjuterike.
INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT
Administrata e Kuvendit të Republikës së Kosovës ofron mundësi të barabarta për avancim dhe i mirëpret kërkesat e pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë dhe të femrave. Politika e punësimit, si e drejtë e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë, është zbatuar në strukturën e kuadrove të Administratës së Kuvendit të Republikës së Kosovës.
PROCEDURA E PARAQITJES
Formulari për konkurrim mund të nxirret nga Ueb-faqja e Kuvendit (http://www.assembly-kosova.org), ose  mund të merret në Drejtorinë e Personelit, zyra N-217, kati i II-të. Formulari  zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me dëshminë për kualifikimin shkollor, për specializimin, për kurset e ndjekura, për përvojën e punës, kopjet e dy raporteve të fundit të njëpasnjëshme të vlerësimit të punës dhe dy referenca. Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara, si dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, do të konsiderohet i pavlefshëm.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Formulari për konkurrim mund të dorëzohet në Drejtorinë e Personelit, zyra N -217, kati i II-të,  ose i skenuar, në email adresën: personeli.krk@assembly-kosova.org.
Për informata shtesë mund të telefononi në këta numra të telefonit: 10-494 dhe 10-490.
Afati për konkurrim është prej datës 22 maj 2018 e deri më datën 29 maj 2018, në orën 16:00.
