Lajmet e fundit
Të premten Kuvendi shënon Ditën e Demokracisë
, 13.09.2018
Nesër, më 14 shtator 2018, Kuvendi i Republikës së Kosovës shënon Ditën
Ndërkombëtare të Demokracisë, duke i hapur dyert për vizitorë.
 
Duke filluar në orën 9:30, qytetarë, studentë dhe nxënës do të vizitojnë ndërtesën e legjislativit të vendit dhe do të njihen me punën e përfaqësuesve të tyre të zgjedhur.
 
Për nder të kësaj dite, Kuvendi organizon aktiviteteve të ndryshme që e afirmojnë ndërtimin e demokracisë.
 
Linku: https://we.tl/t-VPcc8kT4mg
 
 
AGJENDA
 
 
09:30               Dyert e hapura të Kuvendit
 
10:00               Hapja - Mirëseardhje
  Zenun Pajaziti, kryetar i Forumit per Transparencë Parlamentare
 
 Fjalë rasti
 Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës       
 
10:10               Lansimi i Platformës me Profilet e Deputetëve në Ueb Faqen e Kuvendit dhe Faqes Zyrtare të Kuvendit në Facebook
 Shqipe Pantina, anëtare e Forumit për Transparencë Parlamentare
 Ismet Krasniqi, sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit
 
10:15               Tryezë Diskutimi organizuar nga Grupi i Grave Deputete (GGD) dh NDI   
 "Demokracia në udhëkryq: si të ç'rrënjoset pabarazia gjinore në vendimmarrje"
 
10:30               Hapja e Panairit të Organizatave të Shoqërisë Civile
 
10:30               Aktivitetet tjera - njëkohësisht
 Kuizi i Demokracisë (NDI)      
 Sesioni i pikturës me artistët e rinj me temën ‘Demokracia' (NDI)
 Pyetësor lidhur me kualitetin e arsimit në Kosovë (AGL/NDI)
 Aktivitete mësimore përmes lojërave (DEMOS-TI)
 Instalacione për SDG goals (UNDP)
 
12:15               Debat publik me deputete/ë dhe Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar (KDI)
 
16:00               Përmbyllja e aktiviteteve
 
					