Vende të lira pune
Për emërim të përkohshëm
Duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, neni 12.4 (Ligji Nr. 03/L-149), Rregulloren 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil dhe në pajtim me Rregullat statusore për shërbyesit civilë të Administratës së Kuvendit të Kosovës, Administrata e Kuvendit  publikon këtë :
 
                                               SHPALLJE 
Për emërim të përkohshëm:
Pozita:			Zyrtar/e  për media 
Paga mujore :	Ekuivalent me koeficientin   D/7                                  
Kohëzgjatja: Emërim me kohë të caktuar (24.11.2015 -30.04.2016)   - "Marrëveshje për shërbime të veçanta"                                              
Mbikëqyrësi:	   Zyrtari i lartë për media dhe marrëdhënie me publikun
-	Koordinator i Njësisë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Nën mbikëqyrjen e Zyrtarit të lartë për media dhe Marrëdhënie me Publikun - Koordinator i Njësisë, zyrtari për media është përgjegjës për:
Ndjekjen e   punëve të komisioneve parlamentare dhe harton informacione për punën e komisioneve,
Hartimin informacione  për seancat e Kuvendit, si dhe hartimin e paralajmërimeve  për aktivitetet e  Kuvendit,
Ushttruimin e detyrave  profesionale me mbikëqyrje dhe udhëzime të herëpashershme.	 Udhëzohet dhe ndihmohet nga zyrtarët e nivelit më të lartë, në çështjet e politikave  ose  në çështjet  më   komplekse, ku kërkohet njohuri dhe përvojë	 më  e madhe profesionale-teknike;
Shoqërimin e përfaqësuesve te medieve për te ndjekur aktivitetet në Kuvend,
Hartimin e  artikujve, informatave dhe materialeve të tjera për revistën "Kuvendi",   si dhe për publikimet e tjera që dalin me logon e  Kuvendit,
Kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit sipas kërkesës së mbikëqyrësit .
Kualifikimi dhe përvoja:
- Diplomë fakulteti në lëmin e shkencave shoqërore, 
- Përvojë profesionale së paku 2 vjet në gazetarinë e shkruar ose elektronike, 
 - Përvojë në menaxhimin  redaksisë ose të zyrës për marrëdhënie me media
Shkathtësitë:
Shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare, 
- Shkathtësi për hartimin shpejt dhe me cilësi të informatave për aktivitetet e Kuvendit, 
- Aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme, 
 - Aftësi për të bërë hulumtime për të përgatitur  përmbledhje dhe analiza  të   
 informacionit dhe të identifikojë opsionet relevante për  përkrahjen e vendimeve	dhe  
 rekomandimeve	të nivelit më  të lartë në kuadër të njësisë organizative;
 -   Integritet të lartë personal dhe profesional,
- Njohuri të mira pune me programet kompjuterike,
- Përparësi ka njohja e gjuhës angleze.
INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT
Administrata e Kuvendit ofron mundësi të barabarta punësimi dhe i mirëpret kërkesat e pjesëtarëve të komuniteteve jo shumicë dhe të femrave. Politika e drejtë e punësimit të të gjitha komuniteteve të Kosovës, është  zbatuar në strukturën e kuadrove të Administratës së Kuvendit. 
Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do t'i nënshtrohen testimit dhe intervistimit. 
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë.
PROCEDURA E PARAQITJES
Formulari për konkurrim mund të nxirret nga ueb-faqja e Kuvendit (htpp://www.assembly-kosova.org), ose  mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit në Prishtinë (Rr. "Nëna Terezë ", p. n.). Formulari zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me dëshminë për kualifikimin shkollor, specializimin, kurset e ndjekura, përvojën e punës dhe dy referenca. Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara, si dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë,  do të konsiderohet i pavlefshëm.
Kërkesa mund të dorëzohet në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës në Prishtinë (Rruga ``Nëna Terezë`` p. n.), ose me postë, si dhe në Drejtorinë  e Personelit nr. N -217, kati II. 
Për informata shtesë mund të telefononi në telefonat: 038 200 10490 dhe 038 200 10493. 
Afati për paraqitje  është  deri më 19.11.2015, deri në orën 16:00.
