Vende të lira pune
KONKURS-Për zgjedhjen e drejtorit të Agjencisë Kundër Korrupsionit
Kuvendi i Republikës së Kosovës shpall
K O N K U R S
Për zgjedhjen e drejtorit të Agjencisë Kundër Korrupsionit
Agjencia është organ i pavarur dhe i specializuar për zbatimin e politikave shtetërore për luftimin dhe për parandalimin e korrupsionit në Kosovë.
Kushtet për zgjedhjen e drejtorit të Agjencisë Kundër Korrupsionit:
Drejtori zgjidhet për mandat 5 (pesë) vjeçar  dhe mund të rizgjidhet vetëm edhe për një mandat tjetër.
Drejtori i Agjencisë  ka pagën, në lartësinë e pagës së kryetarit të Komisionit Parlamentar të Kuvendit të Kosovës.
Përgjegjësitë dhe kompetencat e drejtorit:
Drejtori i Agjencisë ka përgjegjësitë e mëposhtme: 
1.	Udhëheq dhe organizon punën e Agjencisë; 
2.	Mbikëqyr punën e nëpunësve të Agjencisë; 
3.	Përfaqëson Agjencinë brenda dhe jashtë vendit; 
4.	Menaxhon buxhetin e Agjencisë dhe është përgjegjës për mënyrën e shpenzimit të tij;
5.	Lidh marrëveshje bashkëpunimi me institucionet e tjera vendore dhe ndërkombëtare, në pajtim me ligjin në fuqi; 
6.	Vendos për angazhimin e ekspertëve jashtë Agjencisë; 
7.	Ushtron edhe detyra të tjera të përcaktuara me ligj.
Kandidati për drejtor të Agjencisë duhet t'i plotësojë këto kushte:
•	Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës dhe të ketë vendbanim të përhershëm në Kosovë; 
•	Të këtë së paku diplomë universiteti katërvjeçar ose master; 
•	Të mos ketë qenë i dënuar për vepër penale; 
•	Të ketë integritet të lartë moral; 
•	Të ketë së paku  5 (pesë) vjet përvojë pune profesionale.
Aplikacionit duhet t'i bashkëngjiten këto dokumente përcjellëse: 
•	Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale;
•	Letra motivuese; 
•	Curriculum Vitae (CV - autobiografia);
•	Dëshmia se është shtetas i Republikës së Kosovës;
•	Dëshmia për përvojën e punës; 
•	Dëshmia se nuk është i dënuar për vepër penale.
Aplikacionet duhet të dërgohen jo më vonë se deri më  19 prill 2016, deri në orën 16:00.
Aplikacionet dërgohen personalisht ose me postë në adresën:
Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë (Rr. "Nëna Terezë" pa nr., Drejtoria  e Personelit, Zyra N-217); me fax: +381 (0) 38 211-183.
Aplikacionet mund të merren në këto vende:
Forma e shtypur: në recepcionin e Ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë (Rr. "Nëna Terezë" pa nr. ose
Forma elektronike: faqja e internetit e Kuvendit të Republikës së Kosovës - www.assembly-kosova.org
Informata të tjera plotësuese mund të merren çdo ditë pune deri në orën 16:00, në numrat e telefonit: + 381 (0) 38 211-648  dhe +377 (0) 44 147-264.
