Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të drejtat dhe interesat e komuniteteve dhe kthim
, 26.02.2019
Komisioni  për të drejtat dhe interesat e komuniteteve dhe kthim,  të cilin e kryesoi  Xhelal Sveqla, nënkryetar i parë,  mbajti sot  takim në të cilin ishte  pika e vetme e rendit të ditës: Shqyrtimi i  Projektligjin  nr. 06/L-081  për qasje në dokumentet publike,  me  raportin dhe amendamentet  e  Komisionit funksional për administratë publike,  qeverisje lokale dhe media. 
Në këtë takim përveç anëtarëve të Komisionit ishin prezent  edhe përfaqësuesit e OSBE-së, KDI si dhe përfaqësuesi i Këshillit këshillëdhënës për komunitetet nga Kabineti i Kryetarit të Republikës së Kosovës. 
Në vazhdim  Komisioni  e miratoi  Projektligjin  nr. 06/L-081  për qasje në dokumentet publike,  me  raportin dhe amendamentet  e  Komisionit funksional për administratë publike,  qeverisje lokale dhe media. 
