Vende të lira pune
SHPALLJE
SHPALLJE
Për emërim të përkohshëm:
Pozita:			Asistent/e,  administrative
Paga mujore :	Ekuivalent me koeficientin   E/6                                     
Kohëzgjatja: Emërim me kohë të caktuar (10.1.2017 -30.5.2017)  - "Marrëveshje për shërbime të veçanta"                                              
Mbikëqyrësi:	   Zyrtari i lartë për marrëdhënie ndërkombëtare shumëpalëshe
-	Koordinator i Njësisë
Detyrat dhe përgjegjësitë
Nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të Zyrtarit të lartë për marrëdhënie ndërkombëtare shumëpalëshe asistenti/ja administrative, është përgjegjës për:
-	menaxhimin e kërkesave administrative dhe protokollare;
-	mbajtjen e evidencës për kërkesat, informatat e pranuara, takimet, mbledhjet, menaxhim të korrespodencës, dhe në kohë, njofton koordinatorin e njësisë;
-	ndihmon pajisjen me viza të deputetëve dhe stafit të administratës;
-	organizon dhe arkivon dokumentet, që lidhen me çështjet konsullore; 
-	kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit, sipas kërkesës së mbikëqyrësit.
Kualifikimi dhe përvoja:
-  Shkollimi i nivelit bachellor dhe trajnime të specializuara në fushën përkatëse dhe përvojë  
 relevante, së paku 2 (dy) vjet.
-  Përvojë pune në çështjet tekniko-administrative.
Shkathtësitë:
-	i/e aftë për të komunikuar mirë me shkrim dhe në të folur në gjuhët zyrtare dhe anglisht; 
-	aftësinë e dëshmuar për hartimin e raporteve dhe për korrespondencë;
-	njohuri të mira pune me programet kompjuterike;
-	aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme.
INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT
Administrata e Kuvendit ofron mundësi të barabarta punësimi dhe i mirëpret kërkesat e pjesëtarëve të komuniteteve jo shumicë dhe të femrave. Politika e drejtë e punësimit të të gjitha komuniteteve të Kosovës, është zbatuar në strukturën e kuadrove të Administratës së Kuvendit. 
Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë, do t'i nënshtrohen testimit dhe intervistimit. 
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë.
PROCEDURA E PARAQITJES
Formulari për konkurrim mund të nxirret nga ueb-faqja e Kuvendit (htpp://www.assembly-kosova.org), ose  mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit në Prishtinë (Rr. "Nëna Terezë ", p. n.). Formulari zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me dëshminë për kualifikimin shkollor, specializimin, kurset e ndjekura, përvojën e punës dhe dy referenca. Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe të pakompletuar, me të dhënat e kërkuara, si dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë,  do të konsiderohet i pavlefshëm.
Kërkesa mund të dorëzohet në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës në Prishtinë (Rruga ``Nëna Terezë`` p. n.), ose me postë, si dhe në Drejtorinë  e Personelit nr. N -217, kati II. 
Për informata shtesë mund të telefononi në telefonat: 038 200 10490 dhe 038 200 10493. 
Afati për paraqitje është deri më 30.12.2016, në orën 16:00. 
