Vende të lira pune
Për angazhim të përkohshëm:
Duke u bazuar në Ligjin për shërbimin civil të Republikës së Kosovës (Ligjin Nr. 03/L-149), Rregulloren 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil dhe në pajtim me Rregullat statusore për shërbyesit civilë të Administratës së Kuvendit të Kosovës, Administrata e Kuvendit  publikon këtë :
 
SHPALLJE
Për angazhim të përkohshëm:
Pozita:			Zyrtar i fushës  në Komisionin për Buxhet dhe Financa 
Paga mujore :	Ekuivalent me Gradën  D/7
 
Kohëzgjataja e angazhimit:  Me kohë të caktuar( 21.08.2013-14.02.2014 )  - "Marrëveshje për shërbime të veçanta" 
 
Mbikëqyrësi:		Koordinatori i komisionit
Detyrat dhe përgjegjësitë
Nën mbikëqyrjen e Koordinatorit të komisionit, zyrtari i fushës është përgjegjës për:
•	të shërbyer si zyrtar i fushës në Komisionin për Buxhet dhe Financa;
•	 ofrimin e mbështetjes në dhënien e këshillave procedurale gojore dhe me shkrim për komisionin, lidhur me fushën e buxhetit dhe financave;
•	për të ndihmuar koordinatorin  në këshillimin dhe asistimin e drejtpërdrejtë për kryetarin/kryesuesin dhe anëtarët e komisionit, në hartimin e projektligjit dhe amendamenteve në projektligj, lidhur me fushën e buxhetit dhe të financave;
•	përgatitjen e draftit të raportit preliminar për projektligj, lidhur me fushën e buxhetit dhe financave;
•	ofrimin e mbështetjes nё përpilim dhe shtypjen e ftesave,  raporteve, procesverbaleve, dokumenteve informative dhe shkresave të komisioneve;
•	krijimin dhe mirëmbajtjen e dosjeve, listave të kontaktit dhe regjistrave të komisioneve;
•	pranimin dhe kontrollimin e korrespondencës dhe  bashkëngjitjen e  informacionit të nevojshëm përkatës;
•	kryerjen edhe të punëve tjera lidhur me fushëveprimin e komisionit.
Kualifikimi dhe përvoja:
-	diplomë fakulteti katërvjeçar/master në lëmin e ekonomisë; 
-	përvojë profesionale në legjislacionin e fushës nё administratën shtetërore, së paku 2 vjet, me nivel dhe përgjegjësi të lartë, duke përfshirë dhënien e ndihmës dhe të këshillave juridike, eksperiencë në buxhet dhe financa.
-	
Shkathtësitë:
-	shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare, duke përfshirë aftësi të shkëlqyeshme të përpilimit të dokumenteve të ndryshme për  buxhet dhe financa;
-	aftësi për të hartuar dokumente për  buxhet dhe financa, në mënyre të logjikshme, të qartë dhe koncize;
-	shkathtësi të shkëlqyeshme për diskutime dhe komunikime; 
-	aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme;
-	njohuri të mira pune me programet kompjuterike;
-	përparësi ka njohja e gjuhës angleze.
INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT
Administrata e Kuvendit ofron mundësi të barabarta punësimi dhe i mirëpret kërkesat e pjesëtarëve të komuniteteve jo shumicë dhe të femrave. Politika e drejtë e punësimit të të gjitha komuniteteve të Kosovës, është  zbatuar në strukturën e kuadrove të Administratës së Kuvendit. 
Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do t'i nënshtrohen testimit dhe intervistimit. 
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë.
PROCEDURA E PARAQITJES
Formulari për konkurrim mund të nxirret nga ueb-faqja e Kuvendit (htpp://www.assembly-kosova.org), ose  mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit në Prishtinë (Rr. "Nëna Terezë ", p. n.). Formulari zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me dëshminë për kualifikimin shkollor, specializimin, kurset e ndjekura, përvojën e punës dhe dy referenca. Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara, si dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë,  do të konsiderohet i pavlefshëm.
Kërkesa mund të dorëzohet në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës në Prishtinë (Rruga ``Nëna Terezë`` p. n.), ose me postë, si dhe në Zyrën e Personelit nr. N -217, kati II. 
Për informata shtesë mund të telefononi në telefonat: 038 200 10490 dhe 038 200 10493. 
Afati për paraqitje  është prej 13.08.2013, deri më 19.08.2013, deri në orën 16:00.
