Vende të lira pune
KONKURS-Për plotësimin e pozitave
Duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës (Ligjin nr. 03/L-149), Rregulloren 02/2010 për procedurat e rekrutimit në shërbimin civil dhe në pajtim me Rregullat statusore për shërbyesit civilë të Administratës së Kuvendit të Kosovës, Administrata e Kuvendit shpall:
 KONKURS 
Për plotësimin e pozitave si vijon:
 1.Pozita:                             Zyrtar i lartë për legjislacion  
Referenca :	            DSL-01/2-14
Koeficienti :                     B/C 8.5
Angazhimi: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
 Numri i kryerësve:              1(një)
Mbikëqyrësi:	           Drejtori i Drejtorisë për Standardizim, Përafrim dhe              
 Harmonizim Ligjor
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
Nën mbikëqyrjen e Drejtorit të Drejtorisë për Standardizim, Përafrim dhe  Harmonizim Ligjor, zyrtari i lartë për legjislacion  është përgjegjës për:
•	planifikimin dhe menaxhimin e të gjitha punëve të Njësisë për harmonizim dhe përafrim ligjor,
•	hartimin e deklaratës së pajtueshmërisë së projektligjit me legjislacionin e BE-së për projektligjet e propozuara nga Kuvendi i Kosovës;
•	hartimin e raportit preliminar për verifikimin e deklaratës së Ministrisë të Integrimeve Evropiane për përafrimin e legjislacionit me "Acquis communautaire" dhe me standardet ndërkombëtare të aplikueshme në Kosovë, për të gjitha projektligjet e propozuara si dhe amendamentet e parashtruara nga komisionet parlamentare për shqyrtim në Kuvend,
•	hartimin e raportit preliminar lidhur me standardizimin juridik nga aspekti i teknikës juridike, terminologjisë dhe metodologjisë unike për të gjitha projektligjet që i propozohen për shqyrtim dhe miratim në Kuvend, 
•	ofrimin e mbështetjes për hartim të legjislacionit dhe për hartimin e amendamenteve përmes rekomandimeve të dhëna në raportin preliminar,
•	zhvillimin e bashkëveprimeve me Zyrën ligjore të Qeverisë me qëllim që të     përmirësohet cilësia e projektligjeve të parashtruara, 
•	pjesëmarrjen në mbledhjet e komisioneve për të ofruar këshilla ligjore lidhur me raportin preliminar ose amendamentet e propozuara; 
•	sigurimin e saktësisë së harmonizimit të tekstit final të ligjit, duke përfshire standardizimin formalo-juridik dhe gjuhësor dhe për përfshirjen e të gjitha amendamenteve që miratohen në seancë plenare si dhe siguron/kontrollon që teksti i ligjit të jetë i formatizuar ne të tri gjuhët;
•	ofrimin e këshillave në përcjelljen e proceseve të integrimeve evropiane,
•	Kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit sipas kërkesës së mbikëqyrësit.
Kualifikimi dhe përvoja:
•	Diplomë fakulteti në lëmin e drejtësisë - Jurist i diplomuar / Titulli shkencor  në të drejtën Evropiane,
•	Përvojë profesionale së paku 4 vjet  në punët legjislative në institucione , duke përfshirë dhënien e ndihmës dhe të këshillave juridike,
•	eksperiencë në punët ligjore dhe njohuri  për punën e Kuvendit.
Shkathtësitë:
-	shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare, duke përfshirë aftësi të shkëlqyeshme të përpilimit të dokumenteve të ndryshme, 
-	aftësi për të hartuar dokumente ligjore, në mënyre të logjikshme, të qartë dhe koncize,
-	njohuri në procesin e integrimeve Evropiane dhe në përafrimin e legjislacionit me legjislacionin e BE-së,
-	shkathtësi të shkëlqyeshme për diskutime dhe komunikime, 
-	aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme,
-	njohuri të mira pune me programet kompjuterike,
-	njohja e gjuhës angleze e domosdoshme  si dhe njohja e ndonjë  gjuhe  tjerër  është përparësi.
2.   Pozita:	        Zyrtar i fushës në komisionin parlamentar
 Referenca :        DKP-01/9-13
 Koeficienti :       D-7
 Angazhimi: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
 Numri i kryerësve:            3 (tre )   
 Mbikëqyrësi:	         Koordinatori i komisionit
Detyrat dhe përgjegjësitë
Nën mbikëqyrjen e koordinatorit të Njësisë për mbështetjen e komisionit parlamentar, zyrtari i fushës është përgjegjës për:
•	të ndihmuar  nё dhënien e këshillave profesionale për legjislacionin që shqyrtohet në Komision,  lidhur me fushën përkatëse; 
•	dhënien e këshillave  gojore dhe me shkrim për komisionin, lidhur me fushën përkatëse; 
•	të ndihmuar   në hartimin e projektligjit dhe amendamenteve në projektligj, lidhur me fushën përkatëse; 
•	përgatitjen e draftit të raportit preliminar për pjesën normative të projektligjit, lidhur me fushën përkatëse; 
•	të ndihmuar në hartimin e procesverbaleve, raporteve me rekomandime dhe raporteve përfundimtare për projektligje, raporteve për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve, raporteve për punën e organeve të pavarura dhe raporteve vjetore e fund mandatore;
•	shtypjen  e  ftesave,  raporteve, procesverbaleve, dokumenteve informative dhe shkresave të komisioneve;
•	krijimin dhe mirëmbajtjen e dosjeve, listave të kontaktit dhe regjistrave të komisioneve;
•	pranimin dhe kontrollimin e korrespondencës dhe i bashkëngjit kësaj informacionin e nevojshëm përkatës;
•	kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit sipas kërkesës së mbikëqyrësit.
Kualifikimi dhe përvoja:
•	Diplomë fakulteti në lëmin e drejtësisë, - Jurist i diplomuar / master i drejtësisë. 
•	Përvojë profesionale në legjislacionin e fushës në administratën shtetërore së paku 2 vjet, duke përfshirë dhënien  e këshillave profesionale.
Shkathtësitë:
-	të posedojë njohuri të shkëlqyeshme për hulumtime dhe analiza profesionale; 
-	të punojë në baza të paanshme politike  dhe nën presion kohor; 
-	të ketë njohuri të shkëlqyeshme për komunikim me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare; 
-	njohja e gjuhës angleze është përparësi;  
-	të ketë aftësi të shkëlqyeshme për përdorimin e programeve të kompjuterit dhe internetit.
3.   Pozita:	        Inxhinier i sistemit
 Referenca :        DTI-01/9-13
 Koeficienti :       C-8
 Angazhimi: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
 Numri i kryerësve:            1 (një )   
 Mbikëqyrësi:	         Drejtori i Drejtorisë 
Detyrat dhe përgjegjësitë
Nën mbikëqyrjen e drejtorit të Drejtorisë për TI, inxhinieri i sistemit është përgjegjës për:
•	krijimin , mirëmbajtjen dhe  inventarizimin e gjithë rrjeteve kompjuterike dhe pajisjeve ne rrjet;
•	drafton dhe përditëson LAN/WAN dokumentacionin dhe proceset;
•	propozon dhe integron teknologji te reja ne sistemet ekzistuese, si dhe në qendrën e shënimeve ( Data center);
•	instalon, konfiguron, përditëson dhe mirëmban software-et dhe hardware-in serverik;
•	zgjidh probleme sistemore të nivelit të lartë;
•	zëvendëson pajisjet hardware-ike të sistemeve dhe adreson problemet e sistemeve të TI-së;
•	ndjek dhe azhurnon ( përditëson) kapacitetin e sistemeve ( CPU, memorie, hapësirë nё disqe, etj.) dhe raporton për çështje të kësaj natyre;
•	instalon përditësime software-ike të software-it sistemor dhe moduleve të sigurisë, si dhe monitoron shenjat e keqpërdorimit dhe keqfunksionimit;
•	bën vlerësimin së bashku me kolegët e TI-së, lidhur me gjendjen e sistemeve të TI-së dhe propozon zgjidhje të reja, nё mënyrë që të përmirësohet performanca e punës së sistemeve të TI-së.
Kualifikimi dhe përvoja:
•	Diplomë fakulteti  në lëmin e informatikës, inxhinieringut të sistemeve të TI-
 së,
•	System engineer- MCITP: Enterprise Administrator certificate ose ekuivalente-        
 e domosdoshme.
•	së paku 3 vjet përvojë pune në inxhinieri të sistemeve të TI-së;
•	njohja e gjuhës angleze e obliguar.
Shkathtësitë:
-	shkathtësi të mira të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare dhe në gjuhën angleze, duke përfshirë aftësi për përpilimin e dokumenteve të ndryshme;
-	shkathtësi të shkëlqyeshme për diskutime dhe komunikime;
-	aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme;
-	njohuri të avancuara pune nё aplikacione të teknologjisë informative dhe të komunikimit.
INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT
Administrata e Kuvendit ofron mundësi të barabarta punësimi dhe i mirëpret kërkesat e pjesëtarëve të komuniteteve jo shumicë dhe të femrave. Politika e drejtë e punësimit të të gjitha komuniteteve të Kosovës, është  zbatuar në strukturën e kuadrove të Administratës së Kuvendit. 
Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do t'i nënshtrohen testimit dhe intervistimit. 
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë.
PROCEDURA E PARAQITJES
Formulari për konkurrim mund të nxirret nga ueb-faqja e Kuvendit (htpp://www.assembly-kosova.org), ose  mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit në Prishtinë (Rr. "Nëna Terezë", p. n.). Formulari zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me dëshminë për kualifikimin shkollor, specializimin, kurset e ndjekura, përvojën e punës dhe dy referenca. Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara, si dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, do të konsiderohet i pavlefshëm.
Kërkesa mund të dorëzohet në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës në Prishtinë (Rruga "Nëna Terezë" p. n.), ose me postë, si dhe në Drejtorinë e Personelit nr. N -217, kati II. 
Për informata shtesë mund të telefononi në telefonat: 038 200 10490 dhe 038 200 10493.
Afati për konkurrim është prej 25.03.2014, deri më  08.04.2014, deri në orën 16:00.
