Transkriptet
Seancë Plenare
E Premte, 02.11.2018 10:00
Rendi i ditës
I.	Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 13, 14, 20 shtator dhe 15 tetor 2018:
1. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,
2. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/ L-010 për Noterinë,
3. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar për dialogun me Serbinë,
4. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-067 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-063 për Hekurudhat e Kosovës,
5. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-038 për shërbimet postare,
6. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale,
7. Votimi i Propozim Rezolutës nga Debati parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Donika Kadaj-Bujupi, mbështetur edhe nga 7 deputetët nënshkrues nga GP i AAK-së, në lidhje me shtesat e fëmijëve.
II.	Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 18, 19 dhe 25 tetor 2018:
1.	Votimi në parim i Projektligjit për transmetuesin publik të Kosovës,
2.  	Votimi në parim  i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e  Ligjit  nr. 05/L-075 për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe  dukurive  negative në ngjarjet sportive,
3.	Votimi në parim  i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 2004/22 për Kinematografinë,
4.  	Votimi në parim  i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e  Ligjit  nr. 04/L-065 për të drejtat e autorit dhe të drejtat e  përafërta,
5.	Votimi në parim  i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-097 për bibliotekat,
6.	Votimi në parim  i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-88 për Trashëgiminë Kulturore,
7.  	Votimi në parim  i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e  Ligjit  Nr. 05/L -090 për Sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe   sportit,
8.	Votimi në parim  i Projektligjit nr.06/L-115 për   ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 2003/24 Ligji i Sportit ndryshuar   dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-075 për ndryshimin dhe plotësimin e   Ligjit nr. 2003/24 për Sport,
9.	Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-049 për inovacion shkencor dhe transfer të dijes dhe teknologjisë,
10.  	Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e  Ligjit  nr.04/L-036 për Statistikat Zyrtare të Republikës së Kosovës,
11.	Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për Ndërmarrjet Sociale,
12.  	Votimi i Raportit vjetor të Qeverisë për funksionimin e sistemit të   kontrollit të brendshëm të  financave publike në sektorin publik të   Kosovës për vitin 2017,
13.	Votimi  i Raportit të Auditimit të Kompanisë Regjionale të Ujësjellësit Prishtina Sh. A për vitin 2017,
14.	Votimi i Raportit vjetor mbi gjendjen në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës për vitin 2017,
15.	Votimi i  Raportit vjetor i punës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2017,
16.	Votimi për Emërimin e kryesuesit dhe anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës,
17.	Votimi për Emërimin e kryetarit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik,
18.	Votimi për Emërimin e 7 (shtatë) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për trashëgimi Kulturore,
19.  	Votimi për shkarkimin e z. Shqiprim Pula nga pozita e anëtarit të   Bordit të Autoritetit Rregullator të komunikimeve elektronike dhe   postare,
20.	Votimi për Formimin e Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen   e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarur për Media  nga  radha e komunitetit jo-shumicë,
21.	Votimi për Formimin e  Komisionit  Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të  Bordit të  Radiotelevizionit të Kosovës nga radha e komunitetit serb,
22.	Propozimi i grupeve parlamentare për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare dhe në atë hetimor,
23.	Emërimi i një (1) anëtari në Komisionin Hetimor Parlamentar.
Seancë plenare
Rendi i ditës
1.	Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
2.	Koha për pyetje parlamentare,
3.	Shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbrojtjen e ajrit nga ndotja, 
4.	Shqyrtimi i parë i Projektligjit për peticione, 
5.  	Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e  Ligjit  nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,
6.	Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Referendum,
7.	Shqyrtimi i parë i Projektligjit për të drejtën ndërkombëtare private,
8.	Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë, 
9.	Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-079 për Efiçiencë të energjisë, 
10.	Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Lirinë e Asociimit në organizata joqeveritare,
11.	Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete, 
12.	Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për produkte të ndërtimit,
13.  	Shqyrtimi i Propozim-vendimit për caktimin e kompensimit për një (1)   anëtar të Komisionit për Kërkesa Pronësore dhe dy (2) anëtarëve të   Komisionit për Verifikim dhe Vendosje për Prona,
14.	Emërimi i kryesuesit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,
15.  	Shqyrtimi i Raportit vjetor të Auditimit për Pasqyrat Vjetore   Financiare të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë për vitin 2017,
16.  	Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me   mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për bankat, institucionet   mikrofinanciare dhe institucionet financiare jobankare, 
17.	  Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi   Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me mbikëqyrjen e   zbatimit të Ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi,
18.	Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Komisionit të Pavarur për Media për vitin 2017,
19.  	Shqyrtimi i rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave   Publike lidhur me Raportin vjetor të Auditimit për vitin 2017,
20.	Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala,
21.	Kërkesa e GP të PSD për caktimin e kryesuesit të Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë,
22.	Kërkesa e GP të PSD për zëvendësimin e anëtarit në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike.
